Komuniteti Romë

Shpërndarja gjeografike

 

Në disa komuna, komuniteti romë përbën ndërmjet 2% dhe 5% të popullsisë komunale:

  • Prizren – 4.2%, kryesisht në qytetin e Prizrenit.
  • Obiliq – 2.4%, në fshatrat Plemetin, Milloshevë, Babimoc, Caravodicë dhe Janjina Voda.
  • Pejë – 2%, kryesisht në qytetin e Pejës.
  • Mitrovicë – 2% (5% në pjesën veriore), kryesisht në kampe refugjatësh në periferi të qytetit.

Në zona të tjera komunitetit rom përbën 1% ose më pak të numrit të gjithëmbarshëm të popullatës komunale:

  • Deçan – 0.06%, në qytezën e Deçanit dhe në fshatrat Dubovik, Shaptej, Irzniq, Gramaqel, Prapaqan, Pozhar dhe Baballoq.
  • Ferizaj – 0.2%, kryesisht në qytetin e Ferizajt.
  • Fushë Kosovë – 0.35%, kryesisht në fshatrat Uglare, Kuzmin, Batushë dhe Bresje.
  • Gjakovë – 0.35%, kryesisht në qytetin e Gjakovës.
  • Gjilan – 0.4%, numër i vogël pjesëtarësh të komunitetit në qytetin e Gjilanit.
  • Istog – 0.11%.
  • Kamenicë – 1%, kryesisht në periferi të qytezës së Kamenicës.
  • Kaçanik – 0.01%, kryesisht në qytezën e Kaçanikut.
  • Klinë – 0.27%, kryesisht në qytezën e Klinës.
  • Leposaviq – 1% (RAE), kryesisht në kampin e refugjatëve në qytezën e Leposaviqit.
  • Lipjan – 0.7%, kryesisht në fshatrat Gushtericë e Epërme, Lepinë, Radevë, Skullan, Suvidoll, Lagja e Re, Gracë, Dobratin dhe Rubovc.
  • Malishevë – 0.01%, një numër i vogël pjesëtarësh të komunitetit që jetojnë në qytezën e Malishevës dhe fshatrat e Bajë, Stapanic dhe Kijevë.
  • Novobërdë – 0.5%, kryesisht në fshatrat Bostan dhe Prekoc.
  • Podujevë – 0.3%, kryesisht në qytezën Podujevës.
  • Prishtinë – 0.3%, në numër të vogël në disa nga fshatrat përreth Graçanicës, si Llapje Sello dhe Preoc; asnjë rom në qytetin e Prishtinës.
  • Rahovec – 0.5%, kryesisht në pjesën veriore të qytezës së Rahovecit ose në fshatrat përreth qytetit.
  • Shtime – 0.02%.
  • Shtërpcë – 0.5%, kryesisht në qytezën e Shtërpcës dhe në Drajkovc.
  • Suharekë – 0.04%, në qytezën e Suharekës, dhe të shpërndarë në shtatë fshatra përreth komunës: Delloc, Mushtisht, Dvoran, Sopi, Leshan, Reqan dhe Mohlan.
  • Viti – 0.03%, kryesisht në qytezën e Vitisë.
  • Vushtrri – 0.27%, kryesisht në qytezën e Vushtrrisë dhe në Prelluzhë.
  • Zveçan – 0.1%, kryesisht në qytezën e Zveçanit.

 

Kultura dhe feja


Komuniteti rom gjurmon rrënjët e veta që nga shteti modern Indian i Rajasthan. Romët kryesisht flasin gjuhën e tyre amtare dhe zakonisht janë bilingualë në shqip dhe/ose serbisht. Romët kryesisht i përkasin fesë islame, ndonëse disa e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë. Nëpër Kosovë, romët shpesh jetojnë në zona të banuara me shumicë serbe, si në Graçanicë.

 

Gjuha


Romët në Kosovë përgjithësisht flasin ose gjuhën rome ose atë serbe si gjuhë të tyre të parë, megjithëse në disa komuna të dominuara me shqiptarë ata flasin shqip (p.sh., në Kaçanik, Malishevë). Aktualisht po punohet me komunitetin romë në zhvillimin e një gjuhe rome të standardizuar.


 

Problemet kryesore me të cilat përballen


Përfaqësimi politik

Nuk ka përfaqësim të drejtpërdrejtë të romëve në asnjë prej komunave ku ata banojnë. Në disa komuna, romët janë të punësuar në shifra shumë të vogla si nëpunës civilë të qeverive komunale (Rahovec, 1; Ferizaj, 2).

Natyrisht, të gjitha komunitetet janë të përfaqësuara gjerësisht në kuadër të Komisionit Komunal për Komunitete dhe Zyrës Komunale të Komuniteteve, edhe pse në asnjë komunë këto institucione nuk kryesohen nga pjesëtarë të komunitetit romë. Në zonat ku komunitetet përbëjnë më shumë se 10% të popullsisë së komunës, interesat e përgjithshme të komuniteteve përfaqësohen edhe në Kuvendin Komunal përmes një Zëvendës-kryesuesi për Komunitete. Përsëri edhe në këtë rast, në asnjë komunë këtë pozitë nuk e mban ndonjë pjesëtar i komunitetit romë.


Siguria dhe liria e lëvizjes

Pjesëtarët e komunitetit romë kanë raportuar probleme në komunat e Obiliqit dhe Prishtinës.

Pjesërisht për shkak të incidenteve të tilla, shumica e pjesëtarëve të komuniteteve në këtë komunë përballen me disa kufizime të lirisë së lëvizjes edhe pse duhet vënë në dukje se jo të gjithë pjesëtarët e komunitetit romë përballen me këso problemesh.

Në komunën e Prishtinës, disa pjesëtarë të komunitetit romë kanë raportuar se ndjehen të pasigurt për të udhëtuar në qytetin e Prishtinës.

Ekonomia

Shifrat e papunësisë te komuniteti romë janë veçanërisht të larta, madje edhe krahasuar me standardet e Kosovës. Në komunat e sipërpërmendura, norma e papunësisë te romët sillet ndërmjet 95% dhe 100%. Pjesëtarët e këtij komuniteti zakonisht mbijetojnë me të hollat që dërgohen nga anëtarët e familjes jashtë vendit, punë fizike të herëpashershme ose aktivitet bujqësor në shkallë të vogël; disa syresh janë të punësuar në institucione publike, zyrtare.

Kjo normë e lartë e papunësisë i atribuohet pozitës së varfër socio-ekonomike të romëve, mungesës së kualifikimeve, mungesës së informatave mbi mundësitë për punësim dhe diskriminimit institucional.

Arsimi

Pjesëtarët e komunitetit romë ndjekin shkollimin në sistemin arsimor zyrtar. Edhe pse arsimimi zakonisht ofrohet në shqip, respektivisht në serbisht, në strukturat paralele të arsimit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në pjesën veriore të Mitrovicës ofrojnë edhe kurse në gjuhën rome.

Megjithatë, norma e ndjekjes së shkollimit nga fëmijët romë është më e ulët se te komunitetet e tjera, dhe kjo u atribuohet aspekteve kulturore dhe sociale të tilla si diskriminimi dhe vlefta e ulët sociale që i jepet arsimimit nga disa pjesëtarë të komuniteteve RAE, si dhe gjendjes së tyre të vështirë ekonomike.

Qasja në kujdesin shëndetësor

Në komunat me shumicë shqiptare, pjesëtarët e komunitetit romë flasin shqipen dhe kanë qasje në institucionet e shëndetësisë (Kaçanik dhe Malishevë).

Qasja në institucione të tjera publike

Pjesëtarët e komunitetit romë nuk kanë raportuar ndonjë problem sa i përket qasjes në institucionet e tjera publike.

Problemet e tjera

Në mbarë Kosovën, njëri nga problemet kryesore me të cilën përballen komunitetet RAE është mungesa e dokumenteve pronësore.