Kontakti

Adresa: Ndërtesa e Qeverisë Sheshi: Nëna Terezë, p.n.

Zyra e Kryeministrit

Zyra për Çështje të Komuniteteve

Tel: +381 /0/ 38 200 14 032 Email: zck-kpz@rks-gov.net

Përfundoi ndërtimi i 4 shtëpive për 4 familje të komunitetit rom në Shtimje, Fushë-Kosovë , Gjakovë dhe në Podujevë

Me donacion të Zyrës për çështje të komuniteteve, pranë Zyrës së Kryeministrit, përfundoi me sukses  ndërtimi i  katër shtëpive  për katër  familje të komunitetit rom në Shtimje, Fushë-Kosovë , Gjakovë dhe në Podujevë. Projktin për ndërtimin  e këtyre shtëpive  e ndihmoi  CDF, si partner i cili implementoi  projektet.

Më 3.maj, drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, zoti Sërxhan  Popoviq dhe zyrtarja e lartë për grante dhe koordinim, zonja Safete Grajçevci, ua dorëzuan familjeve çelësat  e shtëpive të sapondërtuara.
 „Më vjen mirë që Zyra për çështje të komuniteteve   ka arritur  t 'ju dalë në ndihmë dhë që ju   jeni të kënaqur.

Kjo zyrë po punon  mjaft në projekte të ndryshme, por është e vetëdijshme  se ka edhe shumë familje të cilave u nevojitet një ndihmë e këtillë , kështuqë zyra  gjithmonë  do të përpiqet  të gjejë mënyra për t' ju ndihmuar“, theksoi zoti Popoviq  gjatë  bisedës me familjet  që do të vendosen në shtëpitë e reja.

Prapa