Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Zëvendëskryeministrja Tahiri takoi Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 26 gusht 2011

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, priti sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, dhe, gjithashtu u vlerësua mbështetja e Austrisë për Kosovën.

Në takim u çmua lartë bashkëpunimi dhe koordinimi i Qeverisë së Kosovës me aleatët për të ecur përpara në rrugën e saj euroatlantike. Gjithashtu, u theksua se Austria si shtet mik i Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje ta mbështesë Kosovën me sovranitetin e plot të saj.

Ambasadori austriak tha se vendi i tij do ta ndihmojë  procesin e integrimit të Kosovës në BE, liberalizimin e vizave, si dhe hyrjen në marrëdhënie  kontraktuare me BE-në. 

Prapa

Agjenda ditore

28 mars 2017

1.Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pret në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e SHBA z. Hoyt Yee.
 
VENDI: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i tretë
KOHA: 15:00 (VETËM PAMJE)
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO