Lajme
Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës
12.06.2012Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhjen e vetë të rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e saja të përgjegjësive ligjore dhe Kushtetuese.Fillimisht, kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për angazhimin e kabinetit qeveritar për kryerjen e detyrave dhe obligimeve në kuadër të përmbylljes së suksesshme të procesit të pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën. Kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen e tij se edhe institucionet tjera do të përmbushin obligimet e tyre për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi.më shumë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Hungari
12.06.2012Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Hungari.Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, si dhe do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë tjerë shtetërorë të Hungarisë. më shumë
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike i Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën për Hetime dhe Analiza të Sigurisë së Aviacionit Civil të Francës
12.06.2012Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në Paris nga kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës, Kreshnik Gashi dhe Drejtori i Zyrës për Hetime dhe Analiza të Sigurisë së Aviacionit Civil të Francës, Jean-Palu Troadec. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike i Republikës së Kosovës ka nënshkruar kohë më parë edhe dy memorandume mirëkuptimi me Autoritetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe autoritetin Gjerman për hetimin e aksidentve dhe incidenteve ajroremë shumë
Lajme



