Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

Kryeministri Thaçi: 100 vjetori pavarësisë së Shqipërisë dhe viti i pestë i pavarësisë së Kosovës – dëshmia më e mirë se shqiptarët janë faktorë vendimtarë në rajonin e Ballkanit, si njëri ndër kombet më të mëdha

10.06.2012

Sot, në 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, edhe Kosova edhe Shqipëria ende kanë shumë për të bërë, për të arritur aty ku mijëra e mijëra patriotë shqiptarë dhanë gjithçka patën për bërjen e Shqipërisë, për bërjen e Kosovës. Pavarësisht të kaluarës dhe pavarësisht objektivit ku synojmë, sot mund të krenohemi me disa vlera që na bashkojnë dhe na motivojnë për të ardhmen tonë. Liria, orientimi nga vlerat e botës demokratike, synimi për prosperitet dhe integrim në institucionet më prestigjioze të botës është synim i dy shteteve tona. Sot, pa hezitim mund të themi të vërtetën se Shqiptarët kurrë në historinë e tyre nuk kanë pasur pozicion më të mirë - theksoi mes tjerash Kryeministri Hashim Thaçi në manifestimin e shënimit të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më shumë

previous

1-1 Nga 1

next