Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

 

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hamzaj, me rastin vdekjes së gazetarit Bardh Hamzaj

01.06.2012

Me pikëllim dhe dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Bardh Hamzaj.Vdekja e hershme e Bardhit është humbje për familjen tuaj, miqtë dhe gjithë kolegët e tij.më shumë

Komunikatë për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës

01.06.2012

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellur nga afër dhe me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës. Qeveria vlerëson lartë angazhimin e forcave të KFOR-it për heqjen e barrikadave në fshatin Rudar, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës. Largimi i barrikadave dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për qytetarët. më shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot një delegacion të parlamentarëve gjermanë, të kryesuar nga Peter Weiß (CDU /CSU)

01.06.2012

Temë bosht e takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me delegacionin e parlamentarëve gjermanë, të kryesuar nga Peter Weiß (CDU /CSU) ishte aktualiteti politik në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimi ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe përkushtimet institucionale të Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane të integrimit. Kryeministri Thaçi në takim potencoi punën që është duke e bërë Qeveria e Republikës së Kosovës në thellimin e reformave në politikë, ekonomi dhe legjislacion.Tani jemi në fazën përmbyllëse të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës, prandaj angazhimet tona si qeveri dhe si institucione të Kosovës vetëm sa do të rriten në drejtim të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës – theksoi kryeministri Thaçi.më shumë

Mesazhi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

01.06.2012

Si në tërë botën demokratike, edhe në Kosovë shënohet me aktivitetet të veçanta 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në shoqërinë tonë, me popullsinë më të re në Evropë, mbrojtja e të drejtave të fëmijëve përbën njërin prej kërkesave themelore të shtetit tonë të ri. Ofrimi i mundësive të barabarta për fëmijët e vendit tonë, rritja, edukimi dhe krijimi i kushteve për një jetë të lumtur janë parakushte dhe kërkesa të një shoqërie të lirë, demokratike dhe evropiane. Kujdesi ndaj fëmijëve fillon nga familja, si vlerë humane dhe parim kryesor i shoqërisë së civilizuar, duke iu mundësuar gjeneratave të ardhshme që të arrijnë vlera kulmore në të gjitha sferat e jetës. Vetëm një shoqëri që ua mundëson gjeneratave të reja mbrojtjen institucionale zhvillon potencialet e veta njerëzore, në dobi të vendit dhe progresit të përgjithshëm. Qeveria e Kosovës, që nga shpallja shpallja e pavarësisë deri më sot, ka punuar në krijimin e kornizës ligjore dhe institucioneve adekuate per mbrojtjen dhe avansimin e fëmijëve. më shumë

previous

1-4 Nga 6

next