Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në një drekë pune komunitetin e biznesit të Gjenevës

30.06.2012

Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjenevë të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot në një drekë pune komunitetin e biznesit të Gjenevës. Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Zvicrës dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e shtetit zviceran për Kosovën në të gjitha periudhat. më shumë

Kryeministri Thaçi: Studimi i Fizibilitetit e dërgon Kosovën në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, i cili paraqet hapin më të rëndësishëm që i është ofruar Kosovës deri më sot në procesin e integrimit evropian

28.06.2012

Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin e dymbëdhjetë të Këshillit Ndërministror për Integrime EvropianeViti 2012 po shënon një kthesë të madhe në rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian përmes intensifikimit të agjendës evropiane.Për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi shënuar progres konkret në avancimin e marrëdhënieve zyrtare mes shtetit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Pra, përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit ne po hapim rrugë drejt fillimit të negocimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Poashtu këtë vit kemi pranuar Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, kemi filluar dialogun e strukturuar me Bashkimin Evropian edhe në fushën e sundimit të ligjitmë shumë

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të platformës së zhvillimit ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe sektorit privat i konsideron prioritete strategjike

28.06.2012

Themelimi i Qendrës Inovative të Kosovës është në përputhje me prioritete e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përkrahjen tonë të plotë. Kjo qendër e inovacionit duke ofruar shërbime të monitorimit, këshillimit dhe trajnimit në fushën e ndërmarrësisë dhe të menaxhimit, do të ndihmojë ndërmarrësit e rinj në zhvillimin e aftësive afariste që kërkohen në sektorin privat. Në këtë mënyrë Qendra Inovative e Kosovës do të ndihmojë në përshtatjen e shkathtësive afariste dhe të tregut të punës. Po ashtu, do të ndihmojë në zhvillimin e produkteve, proceseve të reja dhe aftësive konkurruese. Përmes kësaj do të ndihmojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme të porsaformuara dhe atyre ekzistuese. Kjo qendër do të ndihmojë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës, për çka jemi mirënjohës shtetit norvegjez, - theksoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e hapjes së Qendrës Inovative të Kosovës, organizuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinëmë shumë

Kryeministri Thaçi: Pas vlerësimit për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, do të vazhdojmë me kapitullin e angazhimeve ne procesin e integrimeve euroatlantike

27.06.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në hapje të mbledhjes së 81-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës tha se tani jemi në prag të vlerësimit nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë, kjo do të ndodh më 2 korrik në Vjenë. “Jemi të bindur plotësisht se vlerësimi ndërkombëtar do të jetë shumë pozitiv për Kosovën dhe bazohet në suksesin e përbashkët të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës , Qeverisë, Kuvendit, Presidencës dhe autoriteteve lokale, duke u bazuar në implementimin e plotë të dokumentit të Presidentit Ahtisaari”, theksoi z. Thaçi.më shumë

previous

1-4 Nga 60

next