Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

maj 2012
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Kryeministri Thaçi ka pritur sot këngëtaren kosovare, Rona Nishliu, pas suksesit në Festivalin Evropian të Këngës - Eurovision 2012

31.05.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot këngëtaren kosovare, Rona Nishliu, pas suksesit në Festivalin Evropian të Këngës - Eurovizion 2012, ku Rona u rendit e 5-ta në natën finale.më shumë

Kryeministri Thaçi falënderon BE-nëpër udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave: Kosova do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga ky udhërrëfyes

31.05.2012

Kosova tash e një vit e gjysmë apo dy ka qenë e gatshme t’i përgjigjet udhërrëfyesit. Ky është lajm i vonuar, por i shumëpritur. Dje u hap një etapë e re me BE-në. Të gjitha që dalin nga ky proces, Qeveria do t’i trajtojë me seriozitet, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në BE. I falënderoj kryetarët e komunave, gjithë partitë politike për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin këtij procesi, OJQ-të dhe mediat, ka theksuar Kryeministri Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovësmë shumë

Nën drejtimin e Kryeministrit Thaçi, është mbajtur mbledhja e 76-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

30.05.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka theksuar se gradualisht po vie deri tek përmbyllja e mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri njoftoi anëtarët e kabinetit qeveritar se ky proces do të përmbyllet zyrtarisht më 2 korrik 2012 në mbledhjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar.më shumë

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës publikon Raportin e parë Gjithëpërfshirës të institucioneve publike për realizimin e së drejtës së qasjes në dokumente publike

29.05.2012

Raporti i parë Gjithëpërfshirës i institucioneve publike për të drejtën e qasjes në dokumente publike është publikuar sot nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi rëndësinë e këtij botimi të veçantë për transparencën e institucioneve publike, i cili u botua për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës. më shumë

previous

1-4 Nga 49

next