Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur
Misioni:
Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, duke u mbështetur në Deklaratën Universale për mbrojtjen e personave prej zhdukjes me forcë; Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 47/133 ; Konventat e Gjenevës ( I, II, III, IV ) të vitit 1949, si dhe Protokollet shtesë të këtyre Konventave dhe Aktet tjera universale për të drejtat e njeriut.
Duke pasur parasysh nevojën e zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur pa diskriminim të përkatësisë etnike, fetare, vlerëson se ndër pasojat më të rënda të operacioneve luftarake të zhvilluara në Kosovë gjatë viteve 1998 / 99, janë personat e pagjetur, përkatësisht personat e zhdukur Qeveria e Kosovës me Vendim 05/21, të datës 10.10.2006, ka themeluar Komisionin për Persona të Pagjetur.
- Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka një bashkëpunim të ngushtë me një sërë organizmash vendorë e ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu:
- Zyrën e UNMIK-ut për persona të pagjetur,
- Departamentin, në kuadër të misionit EULEX, që merret me çështjen e personave të pagjetur,;
- KNKK Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ;
- ICMP Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur ;
- OMPF Zyrën për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore;
- Shoqatat e Familjarëve si KKAFPPK (Këshilli Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të Personave të Pagjetur të Kosovës) dhe Shoqatat tjera;
- Si dhe me
-Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, dhe Peticione,
-Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
- Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, përkatësisht Grupi Punues për Persona të Pagjetur, vazhdon të merr pjesë në takimet me palën homologe nga Qeveria e Republikës së Serbisë, dhe në Forumin e dialogut rajonal për persona të pagjetur në pajtim me normat dhe standardet vendore dhe ndërkombëtare.
Mandati:
Zyra e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur,
- mbanë përgjegjësit dhe realizon detyrat që caktohen me Vendimin e Qeverisë 05/21 të datës 10 tetor 2006 ;
- trajton me përgjegjësi çdo informatë që mund ti kontribuojë zgjidhjes së cilitdo rast të ndonjë personi dhe ndërmerr veprimet e duhura në lidhje me to ;
- ofron mbështetje aktive në aspektet organizative të procesit të themelimit të një rrjeti efektiv të komisioneve komunale për personat e pagjetur
- procedon në mënyrë te shpejtë dhe të përgjegjshme të gjitha rastet e hapura të personave të pagjetur
- bashkëpunon ngushtë me partner kombëtar dhe ndërkombëtar të përfshira drejtpërdrejt në çështjen e personave të pagjetur dhe i bashkërendon aktivitetet me to në procedimin e informatave (informatat shtesë, lokacionet e varrezave, rastet e identifikuara, rivarrimet, kompensimin e shpenzimeve për varrim, mbështetjen për familjet e të pagjeturve).
Tel: 038 201 14 051

