Fjalime
| maj 2013 | ||||||
| H | Ma | Më | E | P | Sh | D |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | ||
Kryeministri Thaçi: Qeveria , e bindur se përmes zhvillimit të sektorit privat do të sigurojë qëndrueshmëri ekonomike, ulje të papunësisë në aspekt afatgjatë
04.10.2010Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë solemne hapi Javën e Biznesit Kosovar. Me këtë rast, kryeministri Thaçi i shoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, si dhe kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, vizitoi ekspozuesit e prodhimeve në sheshin Nënë Tereza duke ju dhënë atyre mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e prodhimeve vendore.më shumë
Kryeministri Thaçi: Objektivi im kryesor për vitin 2010 është që të kemi një Raport të Progresit, i cili është pozitiv për Kosovën
29.06.2010Arsimi është prioritet i lartë për Qeverinë time. Si Kryeministër, ka qenë obligimi dhe përkushtimi im ndaj jush që të ndërtojmë sistemin më modern të arsimit në rajonin tonë. Dhe këtë jemi duke arritur- theksoi mes tjerash kryeministri Hashim Thaçi në ligjëratën e tij në Kolegjin UBT në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri Thaçi për kontributin e jashtëzakonshëm dhe performansën e tij si lider për çlirimin dhe zhvillimin e vendit u nderua me çmimin Leadership Exellence Awardmë shumë
Kryeministri Thaçi: Investitorët kanë të drejtën për fitime, por duhet ti mbrojmë edhe interesat e qytetarëve të Kosovës - të sigurojmë që çmimet e energjisë të jenë të pranueshme
28.06.2010Përfundimi i suksesshëm i projektit Kosova e Re dhe privatizimit të Distrubuimit dhe Furnizimit, me kosto sa më të ulët për popullin e Kosovës, është esenciale për të arritur qëllimin tonë të integrimit evropian. Populli i Kosovës, Qeveria e saj, pret shumë nga të gjithë ne dhe unë personalisht kam pritje të mëdha nga secili prej jush, prezent sot këtu. Qeveria e Kosovës është e vendosur në këtë drejtim, presim partneritet të ngushtë dhe kam besim të plotë në suksesin që do të arrijmë theksoi mes tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin e Nivelit të Lartë për Privatizimin e Distribuimit dhe Furnizimit në KEKmë shumë
Kryeministri Thaçi: Republika e Kosovës tashmë është faktorë serioz i bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e sundimit të ligjit
25.06.2010Rritja e vëmendjes për problemin e drogës në shoqërinë tonë kërkon një përkushtim të vazhdueshëm të të gjithë akterëve. Rol të veçantë në këtë drejtim të ndërgjegjësimit kanë shkollat dhe familjet tona. Kjo është edhe një arsye shtesë për investimet e shumta që kemi bërë në fushën e edukimit në Kosovë. Adresimi ndaj këtij fenomeni negativ kërkon një bashkëpunim më të gjerë rajonal dhe ndërkombëtarë. Pikërisht në këtë kontekst, dëshiroj të përgëzoj mekanizmat tonë shtetërorë për akcionet e përbashkëta , të koordinuara mirë më mekanizmat shtetërorë të shteteve fqinjë theksoi kryeministrit Thaçi në konferencën për implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Drogave më shumë
Fjalime



