Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës publikon Raportin e parë Gjithëpërfshirës të institucioneve publike për realizimin e së drejtës së qasjes në dokumente publike

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 29 maj 2012



Raporti i parë Gjithëpërfshirës i institucioneve publike për të drejtën e qasjes në dokumente publike është publikuar sot nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi rëndësinë e këtij botimi të veçantë për transparencën e institucioneve publike, i cili u botua për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi edhe njëherë potencoi vullnetin e institucioneve që raportimet e tilla të jenë periodike.

“Është orientim i qartë i institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, qoftë ato në nivel qendror apo lokal, që të respektohet Ligji për Qasje në Dokumente Publike, por mbi të gjitha t’iu mundësohet publikut dhe medieve të kenë informacionet e parapara me ligj, për çdo aktivitet që kanë mundësi të marrin. Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë të kemi një qeverisje të mirë, programe reale dhe një mënyrë ose tjetër dhënien e transparencës për implementimin e këtyre programeve” theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

Raporti është hartuar nga Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit, e cila më parë raportin e tillë e ka dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, Arianit Bytyçi shprehu gatishmërinë që zyra që drejton, të ndihmojnë këtë proces tek të gjitha institucionet tjera publike.

“Ne do t’iu ofrojmë çfarëdo ndihme që është e nevojshme për institucionet publike, në mënyrë që kjo e drejtë, pra e drejta për qasje në dokumentet publike, që në thelb është e drejtë njerëzore, të respektohet plotësisht. Sa më shumë kërkesa për qasje në dokumente publike të kenë institucionet e Kosovës, aq më mirë do të funksionojnë ato dhe në këtë mënyrë do të dëshmohet forcimi i qeverisjes së mirë dhe transparente ” theksoi Bytyçi.

Gjatë prezantimit, Albulena Sylaj Zeqiri, zyrtare e lartë për komunikim publik dhe trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike në Zyrën e Komunikimit Publik në ZKM tregoi gjetjet kryesore të Raportit si dhe sfidat e dala gjatë raportimit. Ndër të tjera, sfidë kryesore u tha të ishte edhe mungesa e evidencave për vitin e kaluar, problem që tashmë është tejkaluar.

 

29.05.2012 15:38
Prapa

KOSOVO IN UNESCO