Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj priti Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Pahor

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 13 shkurt 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Haradinaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven” , tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik.

 

13.02.2018 14:09
Prapa

KOSOVO IN UNESCO