Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj: Bashkëpunim i frytshëm i Kosovës me Iowa

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Iowa, 12 shkurt2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në pritjen e organizuar nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Iowa. Në këtë pritje u theksua roli i rëndësishëm i shtetit të Iowa-s në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe mundësitë e avancimit të raporteve ndërmjet dy shteteve tona.

Para ta pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se qytetarët e Kosovës vlerësojnë lartë kontributin e SHBA-ve dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s, për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës.

I pranishëm në këtë pritje ishte edhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që bashkë me përfaqësuesit e Gardës Kombëtare dhe akademike të Iowa-s, theksuan nevojën e  bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e arsimit.

Konsulli Xhavit Gashi prezantoi të arriturat e bashkëpunimit të deritanishëm, por edhe planet për të ardhmen.

 

12.02.2018 11:50
Prapa

KOSOVO IN UNESCO