Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Tiranë, 11 janar 2018
 
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
 
Në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
 
Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës. 

11.01.2018 16:43
Prapa

Agjenda ditore

23 janar 2018

1. Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Ferizajt.
 
VENDI: Ndërtesa e Komunës, Ferizaj
KOHA: 13:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton kompaninë “HIB Petrol”, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj.

VENDI: Zyra qendrore e HIB Petrol- Hotel Emerald
KOHA: 15:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO