Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj: FSK-ja, adresë ku flitet vetëm për suksese

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 12 tetor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ku është pritur me nderime nga Togu Ceremonial i FSK-së.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj pati një takim kokë më kokë me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Ministrisë, eprorët e FSK-së, dhe pjesëtarë të ekipit këshillues ndërlidhës të NATO-s, ku u bë prezantimi me temën “FSK, dje, sot dhe nesër”.

Në konferencën për medie, kryeministri Haradinaj ka thënë se për FSK-në flitet vetëm për suksese.

“Këtu është adresë ku mund të flasim vetëm për sukses. Është një adresë, është besimi i madh i qytetarëve të vendit me FSK-në dhe Ministrinë. Kjo shkallë e lartë e besimit duhet të lakmohet nga plotë institucione tjera të vendit”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

Duke iu referuar sukseseve të FSK-së, kryeministri Haradinaj ka theksuar edhe procesin e rekrutimit të komuniteteve joshumicë, veçanërisht përparimin e madh që ka bërë FSK, në rekrutimin e pjesëtarëve të komunitetit serb.

Kryeministri i ka atribuuar këtë sukses besnikërisë së pjesëtarëve dhe përkushtimit të tyre për të shërbyer në të mirë të atdheut dhe qytetarëve, por edhe mbështetjes së vazhdueshme nga aleatët.

“Është një besnikëri e gjithë pjesëtarëve në misionin që e kanë, në shërbim të atdheut dhe qytetarëve dhe poashtu është një besnikëri e aleatëve të Kosovës në temën e sigurisë, aleatëve që mund t’ju them dhe mund ta konfirmoj që më shumë se kurrë janë me Kosovën, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me perspektivën e Kosovës për t’i dhënë mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës, ushtrisë që e kem, por që duhet t’i japim mandatin kushtetues”, ka thënë kryeministri.

Sipas tij, përcaktimi për t’u bërë pjesë e NATO-s është legjitim dhe i dedikohet gjithë qytetarëve të Kosovës, në përputhje me interesin e komuniteteve jo shumicë, pasi sjellë më shumë siguri.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen dhe marrjen e zotimeve shtetërore, duke u shprehur i bindur se bashkërisht do të realizohen përgjegjësitë e marra. 

“Në përfundim të takimit, nga kryeministri morëm shumë obligime, shumë detyra, por jam më se i bindur se bashkërisht me gjithë stafin e MFSK-së dhe FSK-në, të gjitha këto do t’i realizojmë” ka thënë ai.

12.10.2017 22:26
Prapa

Agjenda ditore

14 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDI: Hotel Amazona
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.

VENDI: Hotel Swiss Diamond
KOHA: 14:00

3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

VENDI: Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë
KOHA: 16:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO