Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kancelarja Merkel uron kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Prishtinë, 13 shtator 2017

Kancelarja e Republikës  Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:

I nderuari Zoti Kryeministër,

Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses.


Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë




Marrë nga uebfaqja zyrtare, më poshtë gjeni linkun:


https://www.bundesregierung.de/Content/DE/Pressemitteilungen/BPA/2017/09/2017-09-13-merkel-glueckwunsch-kosovo.html;jsessionid=B18BE4BCCB251398CF03F9D2733748E3.s5t1

13.09.2017 13:54
Prapa

KOSOVO IN UNESCO