Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj: Projektet infrastrukturore do të përfundohen me kohë

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 13 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kompanitë kontraktuese për ndërtimin e rrugëve që t’i kryejnë punët në afatin e përcaktuar kohor, në mënyrë që të mos ketë vonesa të pajustifikueshme.

“Jemi në punë dhe besoj se ata që marrin punë, pra punë kryesit e hetojnë se edhe ne jemi të saktë në punë. Duhet ta kuptojnë se vonesat e tyre në kryerjen e punimeve do të ishte lajm i keq për ne, për ata dhe për Kosovën. Kjo nuk do të tolerohet më. Skenat që kemi parë në të kaluarën nuk do të tolerohen. Nëse dikush ka marrë përgjegjësi për t’i kryer punë këtij vendi, ose do t’i kryej në afat kohor ose do të përjashtohet nga mundësia që të marrë punë nga publiku”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Gjatë vizitës që i bëri Ministrisë së Infrastrukturës, kryeministri Haradinaj  premtoi se do të përmbushen të gjitha obligimet nga ana e Qeverisë për përmbylljen me sukses dhe në afatin e përcaktuar kohor të të gjitha punimeve, si në autostradën “Arbën Xhaferi”, ashtu edhe në të gjitha akset tjera rrugore në nivel vendi.

“U njoftova se si kanë shkuar zhvillimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, se në çfarë etape është. Kemi një obligim financiar të papërmbushur këtë vit. Do ta gjejmë një zgjidhje së bashku me Ministrinë e Financave. Njëkohësisht, dëshirojmë që atë projekt ta përmbyllim në afatin e caktuar kohorë, në mënyrë që të mos ndodhin vonesat”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se në takim me ministrin Pal Lekaj është njoftuar edhe për projektet tjera infrastrukturore, duke përmendur ndërtimin e rrugës për në Pejë, për të cilën tha se kanë ndodhur vonesa, por që do të trajtohen me prioritet.

“ Obligimi i ndërmarrë i Kosovës me BERZH-in, por edhe ndërtimi i kësaj rruge duhet të bëhet në kohën e duhur. Janë në një ritëm të ngadalshëm dhe jo aq serioz që kanë ndodhur deri më sot. E kemi shqyrtuar edhe obligimin që ka Qeveria, ministria në projektet ekzistuese. Janë disa aspekte ligjore që duhet të trajtohen nga e kaluara si është vepruar, por me kujdesin më të madh, duke respektuar drejtimet zhvillimore apo të akseve që janë interes i vendit”, tha kryeministri, duke premtuar se përparësi do t’i jepet edhe drejtimit për zgjerimin e rrugëve Klinë-Gjakovë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka njoftuar kryeministrin për politikat zhvillimore, ato ekzekutive, për rrjedhat e projekteve, duke u zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës, të ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. 

13.09.2017 21:20
Prapa

Agjenda ditore

19 nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë nesër, e diel, 19.11.2017,  në orën 10:00 në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

20 nëntor 2017

Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, janë paraparë këto ngjarje:


1. Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë.

VENDI: Oborri i Qeverisë së Kosovës
KOHA: 07:45

2. Mbledhja solemne e Qeverisë.
 Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:00

3. Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00

4. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë.

VENDI:
Hotel Swiss Diamond
KOHA: 10:00          

5. Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit).
Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 16:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO