Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Ministrja Tahiri zhvilloi takim lamtumirës me ambasadoren gjermane, Angelika Viets

shkarko me rezolucion më të madh

Ministrja përDialog, Edita Tahiri, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e Gjermanisënë Kosovë, Angelika Viets, e cila tashmë po e përmbyll misionin e sajdiplomatik në Kosovë. 


MinistrjaTahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermanisë sidhe i shprehu falënderimet ambasadores gjermane Viets për kontributin e saj tëmadh për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dyshteteve. Ajo tha se Qeveria e Kosovës çmon lartë mbështetjen e vazhdueshme tëGjermanisë për fuqizimin e Kosovës dhe avancimin e integrimit euroatlantik tështetit tonë. Po ashtu, ajo theksoi se roli i Gjermanisë ka qenë shumë irëndësishëm në procesin e dialogut për fqinjësi në Bruksel, sepse i ka dhënështytje këtij procesi në momente të rëndësishme në të mirë të paqes dhestabilitetit në rajon. 


AmbasadorjaAngelika Viets e ka falënderuar ministren Tahiri për ftesë për drekëlamtumirëse, duke thënë se ndjehet e kënaqurqë ka mundur të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe seështë e gëzuar se Kosova në këtë periudhë ka nënshkruar Marrëveshjen përStabilzim Asociim me BE-në, ndërkohë uroi që institucionet e reja të krijohensa më shpejtë duke thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe evropiane.Ambasadorja Viets po ashtu vlerësoi angazhimet e Kosovës në dialogun eBrukselit, duke thënë  se ky dialog është i rëndësishëm sepse i shërbenpaqes, fqinjësisë dhe integrimeve euroatlantike që janë qëllimet e shtetit tëKosovës. 
 
Prapa

KOSOVO IN UNESCO