Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa takoi komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Trieste, 12 korrik 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Samitit të Triestes, ka zhvilluar një takim bilateral me komisioneren e BE-së për Transport, Violeta Bulc.

Gjatë takimit është biseduar për progresin e Kosovës në fushën e transportit në të gjitha aspektet, si dhe për projektet aktuale dhe ato që planifikohen për të ardhmen.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Transportit ndërmjet 6 vendeve të Ballkanit Perëndimore, që ka për qëllim përmirësimin e ndërlidhshmërisë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhshmërinë me vendet e Bashkimit Evropian.

12.07.2017 23:02
Prapa

Agjenda ditore

23 janar 2018

1. Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Ferizajt.
 
VENDI: Ndërtesa e Komunës, Ferizaj
KOHA: 13:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton kompaninë “HIB Petrol”, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj.

VENDI: Zyra qendrore e HIB Petrol- Hotel Emerald
KOHA: 15:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO