Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Estonisë për agjendën evropiane të Kosovës

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 16 maj 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser.

Kryeministri Mustafa e njoftoi ministrin Mikser për progresin e Kosovës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, uljen e papunësisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale që e ka karakterizuar Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë.

Duke iu referuar Presidencës se Këshillit të BE-së, të cilën Estonia do ta marrë nga 1 korriku, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave dhe agjendën e mëtejme integruese evropiane.

Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi rëndësinë e përkrahjes së Estonisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe evropiane.

Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Sven Mikser, vlerësoi të arriturat e Kosovës, veçanërisht në rritjen ekomomike, krahasuar edhe me vendet tjera.

Ministri Mikser, po ashtu, theksoi mbështetjen e Estonisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për agjendën evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit, u shpreh vullneti i dyanshëm për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral.

16.05.2017 23:43
Prapa

KOSOVO IN UNESCO