Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Ministrja Edita Tahiri mori pjesë në Konferencën e Fondacionit Evropian të Edukimit

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Shtutgart, 15 mars 2017

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në Konferencën e Fondacionit Evropian të Edukimit në Shtutgart të Gjermanisë, me ç‘rast është bërë anëtarësimi i Kosovës në Programin Trans nacional të Danubit, i cili ka për synim lidhjen e edukimit me punësimin, e njohur gjithashtu si arsimi dual. Në këtë aktivitet, ministrja Edita Tahiri, ishte së bashku me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami.
Në kuadër të takimit të komitetit drejtues, ministrja Tahiri tha se Kosova është e interesuar që të zhvillojë ekonominë dhe të rrisë vendet e punës, prandaj modelet e avancuara të arsimit që lidhin ekonominë, ndërmarrësin dhe partneritetin me sektorin privat përbëjnë një drejtim të rëndësishëm në transformimet e duhura arsimore në epokën e teknologjisë informative dhe digjitalizimit. Ajo theksoi se vet shkollimi i saj në Universitetin e Harvardit, i ka dhënë mundësi që të njihet me rëndësinë e lidhjes së teorisë me praktikën, gjë e cila bënë që studentët me kohë të formësojnë mendimin e tyre politiko-ekonomik në interesat e vendit dhe shoqërisë së tyre. Në këtë kontekst, ajo theksoi rëndësinë që Kosova të jetë anëtare e Programit Trans nacional të Danubit nën udhëheqjen e Gjermanisë.

Ministrja Tahiri, e falënderoi z. Wolfgang Schuster, kryesues i Fondacionit Evropian të Edukimit për mundësinë që Kosova të jetë pjesë e programit për zhvillimin e edukimit dual që financohet nga Komisioni Evropian dhe i cili Kosovës i hap mundësi të zhvillimit të arsimit, me theks në lidhjen e arsimit me punësimin. Ministrja Tahiri, e ftoi z. Schuster për vizitë në Kosovë, për mundësitë e thellimit më të madh të bashkëpunimit.

Nënshkrimin e marrëveshjes \"Përkushtimi ynë për zhvillimin e shanseve për të rinjtë\", në emër të Kosovës e bëri ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, bashkë me përfaqësuesit e pesëmbëdhjetë shteteve të tjera evropiane që janë partnerë të këtij projekti. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Drejtësisë dhe Çështjeve Evropiane të Badenit, z. Guido Wolf, i cili mbajti një fjalim mbi të ardhmen evropiane të vendeve aspirante, me ç ‘rast theksoi se BE duhet të rrisë angazhimet për t’i integruar këto vende, ndërsa tha se vet këto shtete duhet të angazhohen në përmbushjen e standardeve për integrim në BE, në mënyrë që të realizohet qëllimi për një familje të madhe evropiane, ku të gjitha vendet janë pjesë e saj. 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO