Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës i vendos sanksione Federatës Ruse

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 17.09.2014
 
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar vendimi për vendosjen e sanksioneve për Federatën Ruse. Vendimi është në koordinimin e plotë me partnerët  e shtetit të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimi është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtarë dhe është përpjekje për të dënuar shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur, dhe agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Ky vendim dëshmon se Kosova po trajtohet me dinjitet, dhe në mënyrë të barabartë, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendimi parasheh një listë të institucioneve të ndryshme që duhet të jenë  zbatuese të vendimit për sanksione.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës, mbështet sanksionet e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj autoriteteve të Federatës Ruse.

Sanksionet do të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër, varësisht nga rrethanat që mund të krijohen” ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi. 

Prapa

KOSOVO IN UNESCO