Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Thaçi sot në Nju Jork në takimin me Zëvendëskryeministrin e Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 26 shtator 2013

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork në takimin me Zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës.

Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi Kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.

Sipas zëvendëskryeministrit tajlandez ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Tajlandë, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Thaçi e falënderoi Zëvendëskryeministrin Tovichakchaikul për njohjen që Tajlanda i bëri Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministri Tovichakchaikul u pajtuan që edhe formalisht të fillojnë marrëdhëniet diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.

Pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, qeveritë e dy shtetet do të fillojnë takimet më të shpeshta bilaterale, dhe do të identifikojnë fushat e interesit të përbashkët të bashkëpunimit. 

26.09.2013 20:17
Prapa

Agjenda ditore

23 nëntor 2017

1. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit.

VENDI: Swiss Diamond Hotel
KOHA: 09:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO