Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Thaçi u takua me Ministrin e Jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele - me këtë rast pranoi zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 25 shtator 2013
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Nju Jork u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele dhe me këtë rast pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës.
 
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetet përkatëse, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë.
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për njohjen që Grenada i bëri Kosovës.
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë.
 
Me këtë rast Ministri i Jashtëm Steele, theksoi se kemi kënaqësinë që jemi shteti i 102-të që njohim Republikën e Kosovës, mirëpo edhe shteti i radhës që e bën Kosovën të njohur nga shumica e vendeve të CARICOM-it.
 
Gjatë takimit Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.

25.09.2013 15:56
Prapa

Agjenda ditore

23 janar 2018

1. Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Ferizajt.
 
VENDI: Ndërtesa e Komunës, Ferizaj
KOHA: 13:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton kompaninë “HIB Petrol”, një ndër tatimpaguesit më të mëdhenj.

VENDI: Zyra qendrore e HIB Petrol- Hotel Emerald
KOHA: 15:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO