Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 27.06.2013

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon tentimin për bllokimin e punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, tentimin e bllokimit të hyrjes së deputetëve, të ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Qeveria shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes” ndaj deputetëve, ambasadores amerikane dhe përfaqësuesve tjerë ndërkombëtarë.

Qeveria konsideron se dhuna e ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga kjo lëvizje në rrugë e sheshe, por edhe tentimi për futjen e dhunës në institucione, është në kundërshtim të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për ndërtimin dhe konsolidimin demokratik të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Vullneti i qytetarëve për Kosovën Evropiane, i shprehur me votën e lirë është mbi të gjitha, është mbi synimet për të rrënuar gjithë suksesin e arritur të shtetit të Kosovës dhe mbi synimet e ulëta që për arsye të dështimeve personale në politikë të tentohet të rrënohet perspektiva evropiane e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon të gjithë deputetët që me shumicë bindëse votash në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

27.06.2013 11:14
Prapa

Agjenda ditore

23 nëntor 2017

1. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit.

VENDI: Swiss Diamond Hotel
KOHA: 09:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO