Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Hashim Thaçi takon Papa Franciksun e Parë

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 19 mars 2013

Gjatë qëndrimit në Vatikan, në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të Papës së ri, kryeministri Hashim Thaçi është pritur në audiencë private nga Papa Francisku i Parë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar Papa Franciskun e Parë për progresin e arritur në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gjatë kësaj audience, kryeministri Thaçi i kërkoi Papa Francikut të Parë njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani.

Në margjinat e ceremonisë së inaugurimit të Papës Francisku i Parë, mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit, kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me liderë të ndryshëm botëror, që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri Thaçi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Baroso, presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, presidentin slloven Borut Pahor, presidentin bullgar  Rosen Plevneliev, kryeministrin e Francës Jean-Marc Ayrault, kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq, kryyeminsitrin e Bosnjë dhe Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit Dipu Moni, ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Dimitris Avaramopulos, kongresisten Nancy Pelosi.

Prapa