Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Thaçi: Strategjia e BERZH-it për Kosovën do të rezultojë me rritje dhe zhvillim ekonomik

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 8 shkurt 2013

 
Në prani të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabati nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe aktivitetet e BERZH-it  në Kosovë.

Marrëveshja mundëson shtrirjen dhe funksionalizimin e BERZH-it në tërë territorin e Kosovës.

Pas këtij nënshkrimi, kryeministri Thaçi dhe Presidenti Chakrabati u prononcuan për media.

Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:

I nderuari President

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’iu dëshiroj mirëseardhje në Republikën e Kosovës, t’iu falënderoj për Marrëveshjen e nënshkruar, t’iu falënderoj për vizitën e parë, pas 17 dhjetorit 2012, kur  Republika e Kosovës është bërë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Jam i sigurt se Kosova do të jetë përfituese e madhe në projekte të ndryshme.

Dëshiroj t’iu falënderoj personalisht për kontributin tuaj dhe të ekipit tuaj që Kosova të bëhet anëtare e BERZH-it, edhe pse Republika e Kosovës ka qenë përfituese e programeve të ndryshme të BERZH-it edhe para se të bëhej anëtare.

Që nga viti 1999, BERZH përmes programeve të ndryshme ka dhënë kontribut të madh në fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

 Që nga atëherë deri më 2012, BERZH ka zgjeruar portfolion e investimeve në 66 milionë Euro duke zbatuar kështu rreth 29 projekte të ndryshme në sektorin privat.
 
Sot, falë përkrahjes së BERZH-it,  ne kemi biznese private që janë lider në aspektin e teknologjisë që  aplikojnë. Ju ishit vetë dëshmitar me vizitat që keni bërë dje dhe sot,  në sektorin privat në vendbanime të ndryshme të Kosovës, ku janë zhvilluar këto projekte.

Me anëtarësimin në këtë institucion, derisa përkrahja e sektorit privat do të vazhdojë, përfitues i programeve të BERZH do të jetë edhe sektori publik.
 
Për këtë, në bashkëpunim me institucionet vendore është hartuar strategjia 3 vjeçare e BERZH-it për Kosovën. Dua të besoj fuqishëm se kjo strategji do të implementohet në tërësi.
 
Tri orientimet strategjike të identifikuara në këtë strategji përfshijnë përkrahjen e privatizimit dhe zhvillimin e sektorit privat, përkrahjen e komercializimit, konkurrencës dhe përfshirjes së sektorit privat në infrastrukturë si dhe promovimin dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin e energjisë dhe mineraleve.

Këto orientime strategjike janë në një vije me prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Qysh tani, pra menjëherë pas anëtarësimit tonë në  BERZH,  në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ka filluar projektin në sektorin e ujërave.
 
Unë e falënderoj BERZH-in për përkushtimin dhe përkrahjen e deritashme dhe në të ardhmen. Gjithashtu, i nderuari President, premtoj përkrahjen maksimale të Qeverisë që unë drejtoj për implementimin me sukses të kësaj strategjie, e cila do të rezultojë në rritje dhe zhvillim ekonomik, gjegjësisht në ngritjen e mirëqenies sociale dhe materiale për qytetarët e Republikës së Kosovës.

*****

Nga ana e tij, Presidenti i BERZH-it Suma Chakrabati e falënderoi kryeministrin Thaçi për angazhimet e tij që Kosova të bëhet pjesë e kësaj Banke.

Me këtë rast, ai tha se gjithë Bordi dhe Menaxhmenti në BERZH janë të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën për të kaluar tranzicionin drejt një ekonomie me treg të hapur.

“Ne duam të përmirësojmë jetën e njerëzve në Kosovë. Kryeministër, ju folët shumë hapur për projektet që ne tashmë i kemi arritur këtu, në 13 apo 14 vitet e fundit. Është e vërtetë se ne kishim projekte dhe mbi 60 milionë euro të investuara tashmë në këtë vend. Ky ishte vetëm fillimi” tha ai.

Presidenti Suma Chakrabati poashtu tha se angazhimi do të rritet, pasi ekipi i BERZH-it që do të punojë në Kosovë do t’iu ofroj shanse të gjithë njerëzve për të pranuar mbështetjen nga ky institucion.

 

Prapa

Agjenda ditore

27 gusht 2014

Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona te Zhdukur, do të mbajë konferencë për media.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë
Koha:  15:30
 

Shkruaj Kryeministrit