Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri priti në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 19.09.2012


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti në takim njoftues  Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, e shoqëruar nga Dana Brown, shefe e sektorit politik.

Znj. Tahiri fillimisht i uroi ambasadores Jacobson mirëseardhje në Kosovë dhe i shprehu përkushtim e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ajo gjithashtu falënderoi ambasadoren për përkrahjen që SHBA-ja dhe populli amerikan  i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më këtë rast, znj. Tahiri ritheksoi se SHBA ka qenë dhe do të mbetet aleati kryesor
 i shtetit të Kosovës në rrugën e zhvillimit demokratik dhe integrimit të plotë në bashkësinë euroatlantike, OKB, dhe institucione tjera.

Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për vizionin euro-atlantik të Kosovës duke potencuar angazhimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për një shtet demokratik dhe ligjor që garanton mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Ndërkaq, ambasadorja Jacobson, shprehu kënaqësinë për rolin e saj si ambasadore në Kosovë.  Ajo rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për zhvillimin demokratik dhe prosperitetin ekonomik të shtetit të Kosovës si dhe mbështetjen e plotë për anëtarësinë e Kosovës  në bashkësinë ndërkombëtare.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua edhe për gjendjen e implementimit të marrëveshjeve të arritura nga dialogu teknik. Ishte konstatim i përbashkët se zbatimi i marrëveshjeve është në interes  të përmirësimit të  jetës së qytetarëve dhe të integrimeve euroatlantike.

 

19.09.2012 16:02
Prapa

Agjenda ditore

19 nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë nesër, e diel, 19.11.2017,  në orën 10:00 në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

20 nëntor 2017

Me rastin e vizitës së Kongresmenit Amerikan në Kosovë, Eliot Engel, janë paraparë këto ngjarje:


1. Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë.

VENDI: Oborri i Qeverisë së Kosovës
KOHA: 07:45

2. Mbledhja solemne e Qeverisë.
 Mediat mund të marrin pamje dhe të përcjellin mbledhjen solemne nga Press Qendra.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:00

3. Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Haradinaj dhe Kongresmenit Engel.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00

4. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë.

VENDI:
Hotel Swiss Diamond
KOHA: 10:00          

5. Kryeministri Haradinaj pret në takim Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit).
Mediat mund të marrin pamje dhe pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 16:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO