Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kroacisë, Neven Mimica
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kroacisë, Neven Mimica.
Në takim u diskutua për aktualitetin politik kosovar, për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë, dhe për mbështetjen e Kroacisë për perspektivën evropiane të Kosovës.
Duke folur për përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm theksoi se tani Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e përkushtuar për përmbushjen e plotë të agjendës evropiane të integrimit. Perspektiva e Kosovës është perspektiva e integrimit në BE dhe në NATO- tha z.Thaçi.
Duke folur për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë, Kryeministri Thaçi ka vlerësuar lartë këto marrëdhënie dhe ka shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mike do të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kroacisë, Neven Mimica falënderoi Kryeministrin Hashim Thaçi për pritjen e organizuar dhe theksoi se Qeveria e Kroacisë do të vazhdojë mbështetjen për Qeverinë e Republikës së Kroacisë në angazhimet e saj lidhur me çuarjen përpara të proceseve zhvillimore në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Mimica theksoi se perspektiva e Kosovës është perspektiva evropiane e integrimit, dhe në këtë drejtim Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me përvojën e saj në kuadër të këtij procesi.
Lajme

