Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Xhaferi me rastin e vdekjes së politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar shqiptar, Arben Xhaferi

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 15 gusht 2012

Në telegram thuhet:
 
E nderuar familje Xhaferi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të veprimtarit, politikanit, publicistit dhe intelektualit të shquar, Arben Xhaferi.

Vdekja e hershme e Arben Xhaferit është humbje e jashtëzakonshme për Ju, familje Xhaferi, për botën shqiptare, për miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë vepruar me të.

Arben Xhaferi ishte profil i lartë i politikanit, mendimtarit dhe vizionarit  që la gjurmë të ndritur dhe kontribut të çmuar në jetën politike jo vetëm në Maqedoni, por edhe në tërë hapësirën shqiptare.

Arben Xhaferi shquhej për mprehtësinë politike, thellësinë intelektuale, transparencën e ideve dhe konceptimin global të çështjes shqiptare.

Arben Xhaferi la gjurmë të thella në kuadër të lëvizjes së përgjithshme për çlirimin e shqiptarëve,  duke artikuluar individualitetin e tij në parti politike, në krijimin e opinionit publik, në trajtimin analitik, sintetizues dhe vlerësues të pozitës së shqiptarëve në shekullin e kaluar dhe shekullin aktual.

Me vdekjen e Arben Xhaferit u shua një nga mendjet më të ndrituar të qytetërimit shqiptar.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju familje Xhaferi, miqve dhe gjithë atyre që çmojnë dhe vlerësojnë kontributin e gjithanshëm të Arben Xhaferit.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës

Prapa