Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Duhet të ndodh implementimi i marrëveshjeve, të arritura në Bruksel dhe pastaj të shikohen mundësitë e vazhdimit të dialogut - ka thënë kryeministri Thaçi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 24 korrik 2012

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendësministrat Behgjet Pacolli, Hajredin Kuçi , Sllobodan Petroviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka pasur sot një  takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Pas takimit në një konferencë shtypi kryeministri Hashim Thaçi vizitën e z. Ban Ki moon  në Kosovë e ka vlerësuar si takim miqësor , produktiv dhe shumë të rëndësishëm.

“ Është një vizitë  jashtëzakonisht e rëndësishëm dhe historike për Republikën e Kosovës, është vizita e parë që ndodh prej një sekretari të Përgjithshëm të OKB-së në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Është një mesazh i mbështetjes së progresit të Kosovës”, ka thënë z. Thaçi duke shtuar se  zoti Ban Ki Moon njeh realitetin në Kosovë dhe respekton, vlerëson dhe mbështet aspiratat e qytetarëve të Kosovës. Aspiratat e qytetarëve të Kosovës janë e ardhmja evropiane dhe vizioni ynë, qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më tutje z. Thaçi ka deklaruar se  Kosova si shtet po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë. Po ndërtojmë Kosovën e re, demokratike, atdhe të gjithë qytetarëve të saj. Kosova është e njohur prej gjysmës së anëtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm për të gjitha të arriturat në Kosovë edhe procesin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, për hapat e mëtutjeshme që do të ndërmarrim, për ndryshimet  kushtetuese që do të ndodhin në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, për gatishmërinë e Kosovës për fqinjësi të mirë me të gjithë duke përfshirë edhe Serbinë që është  parakusht i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë si dhe për integrim në NATO dhe BE.”, pohoi z. Thaçi duke premtuar përkushtimet për normalizimin e gjendjes në veri, lëvizje të lirë për gjithë qytetarët, në të njëjtën kohë të kemi rend dhe ligj, demokraci, zgjedhjet e lira, lidereship legjitim por edhe investime socio – ekonomike.

Kryeministri Thaçi ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë. Paraprakisht duhet të ndodh implementimi i marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel dhe pastaj të shikohen mundësitë e vazhdimit të dialogut teknik për fqinjësi  dhe normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë. 

Prapa