Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon kryesinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe familjen Podrimja me rastin e vdekjes së poetit të shquar Ali Podrimja

shkarko me rezolucion më të madh

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
Prishtinë, 21 korrik 2012
 
E nderuara familje Podrimja!


Të nderuar anëtarë të Akademisë  së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!
 
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e poetit, akademikut dhe intelektualit të shquar Ali Podrimja.

Vdekja e poetit Ali Podrimja është humbje e madhe për familjen, për kulturën kombëtare dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ali Podrimja, një talent i rrallë dhe krijues i vlerave të përjetshme  artistike, ka lënë gjurmë të  thella dhe të pashlyeshme  në kulturën tonë kombëtare.

Volumi i krijimtarisë së tij artistike është margaritar estetik, lertar dhe esesitik, që më shumë se gjysmë shekulli u ngrit dhe u përpunua vazhdimisht, duke i lënë trashëgimi të pasur shpirtërore letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Ali Podrimja ishte lirik i lindur dhe i realizuar në veprën e tij poetike, dhe preku majat e lirikës shqipe, duke u bërë edhe vetë vlerë kulmore.

Vdekja e tij shënon  ndërprerjen e penës së vargjeve lirike të përkryera, por hap kapitullin e studimeve të parreshtura për krijimtarinë e tij gjigande.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella për familjen Podrimja, për kolegët e tij akademikë, për shkrimtarët, studiuesit, miqtë dhe adhuruesit e poetit Ali Podrimja.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për poetin Podrimja!
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prapa