Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u takua me Presidentin e Mongolisë, Tsakhia Elbegdorj

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Ulan Bator, 17 korrik 2012

Gjatë qëndrimit në Mongoli, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Grave Lidere, Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri u takua me Presidentin e Mongolisë, Tsakhia Elbegdorj, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve si dhe kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Mongolisë.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri foli për progresin e gjithëmbarshëm për ndërtimin e shtetit demokratik dhe sovran të Kosovës dhe forcimin e pozicionin ndërkombëtar të tij, në përputhje me vizionin shtetëror për një Kosovë euro-atlantike. Ajo bëri të ditur se ky takim mes Kosovës dhe Mongolisë po ndodh në një moment historik për Kosovën përkatësisht në fazën e përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe se Kosova tashmë është një shtet me pavarësi të plotë. z. Tahiri ka theksuar se shteti i Kosovës është rezultat i një investimi dhe sakrifice njëqindëvjeqare të popullit të Kosovës dhe në këtë kontekst historia e pavarësisë së Kosovës dhe Mongolisë janë shumë të ngjashme, si edhe ardhmëria e tyre bazohet mbi vlera të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë.

Mbi këtë bazë, Zëvendëskryeminitrja Edita Tahiri kërkoi nga Mongolia njohjen e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se njohja e fuqishme ndërkombëtare që gëzon sot shteti i Kosovës dhe konfirmimi i legalitetit të saj ndërkombëtar nga GJND-ja, janë njëkohësisht kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon, prandaj njohja nga Mongolia do të jetë gjithashtu një kontribut në këtë drejtim.

Presidenti i Mongolisë, Tsakhia Elbegdorj,  shprehu kënaqësinë për përparimet që ka bërë Kosova në procesin e demokratizimit dhe konsolidimit shtetëror si dhe vlerësoi vizionin modern të Kosovës për të ardhmen e sajë. Presidenti Elbegdorj, premtoi se Mongolia do ta shqyrtoj seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës në një të ardhme shumë të afërt, si dhe  ka një vlerësim shumë të lartë për lëvizjen e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në vazhdim të aktivitete të saja në kudër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Grave Lidere, z.Tahiri zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Mongolisë, z. Gombojav Zandanshatar i cili ka premtuar se vendi i tij do ta shqyrtoj  çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mbajti një fjalim në këtë Konferencë me temën “Fuqizimi i grave në nivelet vendimmarrëse” me çrast foli për Kosovën si model i fuqizimit të grave dhe si një tregues i zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe shtetit të ri të Kosovës.

Në seancën përmbyllëse të Konferencës Ndërkombëtare të Grave Lidere mori pjesë edhe Sekretarja amerikane e shtetit z. Hillary Clinton.

Prapa

Agjenda ditore

19 qershor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e dhënies së titullit Honoris Causa për personalitet e shquara, Ambasadorët  Christopher Hill dhe Wolfgang Petrisch.

Vendi:  Salla e Kuqe e Fakultetit Filologjik   
Koha:  10:00

2. Kryeministri Hashim Thaçi takon ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Emma Bonino.

Vendi: Ndërtesa e Qeverisë   
Koha: 11:00
 

Shkruaj Kryeministrit