Kryeministri Hashim Thaçi dënon aktin vrasjes së dy qytetarëve në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt
shkarko me rezolucion më të madh
Prishtinë, 07.07.2012
Me indinjatën më të thellë dënojë aktin e vrasjes së dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saja janë, kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin e tyre për respektimin e të drejtës së kthimit në pronat e veta për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, gjuhe apo feje.
Aktet e dhunës, pa marr parasysh motivet dhe akterët, dëmtojnë angazhimet tona. Andaj edhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të ndriçohet rasti dhe akterët të vihen para drejtësisë. Dhuna dhe pasiguria nuk do të kenë perspektivë në shtetin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj për jetë të sigurt në mirëqenie dhe të dinjitetshme.
Lajme

