Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takon kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Zoran Millovanoviq

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 07.07.2012

Gjatë vizitës në Kroaci, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Dubrovnikut, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të ndarë me kryeministrin e qeverisë kroate, Zoran Millovanoviq.

Kryeministri Thaçi dhe kryeministri Millovanoviq kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe për angazhimet në proceset e integrimeve evropiane dhe ndërtimit të një ambienti të qetë dhe prosperues në rajonit.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe ka njohur nikoqirin kroat për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në agjendën e integrimeve evropiane.

“Pas përmbylljes së suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kosova është e përkushtuar me  prioritet për të avancuar agjendën e integrimeve evropiane dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët, në funksion të ndërtimit të mirëqenies dhe zhvillimit të vendit”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq ka përgëzuar kryeministrin Thaçi për suksesin e përmbylljes së  mbikëqyrjes së pavarësisë, dhe ka shprehur vullnetin e qeverisë kroate që të mbështes Kosovën në agjendën e saj të integrimit në strukturat evropiane.

Të dy kryeministrat kanë shprehur vullnetin politik dhe institucional të bashkëpunimit të gjithanshëm në mes të dyja vendeve dhe në interes të dy popujve.

Prapa