Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare themelon bursën The Hashim Thaçi Fellowship, që do ti ndahet një studenti nga Kosova
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
Prishtinë, 1 korrik 2012
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në shenjë respekti për kryeministrin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe rolin e tij kryesor për ndërtimin e paqes dhe shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ka vendosur që të themelojë edhe një bursë të veçantë studimi në emër të tij.
Kjo bursë tani e tutje do të quhet The Hashim Thaçi Fellowship, të cilën Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare do tia ndaj një studenti nga Kosova.
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare po sot ka ndarë shpërblimin Doktor nderi për kryeministrin Thaçi .
Laureat më të hershëm të këtij nderi janë edhe këta burrështetas dhe personalitete botërore: Haris Silajdzic, kryeministër në kohë të luftës i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ish presidenti i Bosnjes dhe Hercegovinës; Martin Gray, i mbijetuar i Holokaustit dhe shkrimtar, Adolf Ogi, ish-president i Zvicrres; Jose Ramos-Horta, fitues i Çmimit të Paqes dhe president i Timorit Lindor; Zhou Dadi, Drejtor i Instutit Kinez për Kërkime të Energjisë; Stavros Dimas, Komisioner Evropian për Mjedis; Faith Birol, ekonomist, Agjencia Ndërkombëtare për Energji, Sir Nicholas Stern, autor i Raportit Stern për Ndryshimet Klimatike, Curtis Roosvelt, historian, shkrimtar politik dhe stërnip i Franklin dhe Eleanor Roosvelt, Lartmadhëria Albert II, Princi sovran i Monakos, Esam Yousif Janahi, anëtar i Parlamentit Mbretëror i Bahrainit; Mikhail Gorbachev, ish udhëheqës shtetëror i BRSS-së; Andrej Logar, ambasador i Sllovenisë, dekan në vitin 2008 në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Yang Jiechi, Ministër i Jashtëm i Republikës Popullore të Kinës, Franciscos Verros, Amabsador i Greqisë, dekan në Shkollën e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Jean de Nassau, Princi i Luksemburgut; Li Baodong, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës, Kairat N. Kelimbetov, Ministër për Ekonomi dhe Planifikim Buxhetor në Kazakistan, Noerine Kalaeeba, Drejtor i Bordit i Action AID International; Yuri Nazarkine, Doktor në Marrëdheniet Ndërkombëtare; Daithi OCellaigh, ambasador i Irlandës; Ahmet Uzumcu, Ambasador i Turqisë, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Salva Kiir Mayardit, Presidenti i parë i Republikës së Sudanit Jugor; Zamir Akram, Ambasador i Pakistanit, Doktor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Lajme

