Fjalimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Geneva School of Diplomacy and International Affairs me rastin e marrjes së titullit Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
Gjenevë, 1 korrik 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori sot titullin Dokor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Geneva School pf Diplomacy and International Affairs .
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Instituti Universitar i Gjenevës ia ndanë këtë titull me këtë motivacion:
Në shenjë të liredshipit të tij të çmuar në luftë dhe në paqe;
Për trimërine e tij në rezistencë si ushtar i lirisë;
Për menaxhimin e tij briliant të marrëveshjes së Ahtisaarit;
Për vizionin dhe udhëheqjen e tij drejt pavarësisë për shtetin e Kosovës;
Për politkën e tij të suksesshme dhe zhvillimin ekonomik;
Si kryeministër i Republikës së Kosovës;
Për përpjekjet e tij për paqe dhe prosperitet për të gjitha komunitetet;
Për zotimin e tij për të vërtetën, drejtësinë, pajtimin dhe të drejtat e njëriut për të gjithë;
Prandaj, si një udhëheqës shtetëror, në shenjë respekti për kontributin e tij historik dhe kombëtar, rajonal dhe në shërbim të paqes në kontinentin tonë, konfirmohet pranueshmëria e tij për Gradën Universitare:
Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Në vazhdim po prezantojmë të plotë fjalimin e kryeministrit Thaçi me këtë rast.
I nderuar Dr Murphy,
Diplomatë të nderuar,
Të nderuar studentë,
Zonja dhe zotërinjë,
Kjo është dita e juaj dhe unë jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu të ndajë këtë ditë të veçantë të diplomimit me ju.
Unë do të flas fare pak për tju lejuar juve të jeni yjet kryesorë të kësaj ditë.
Fjalët e mija ndoshta një ditë edhe mund tiu kryejnë punë në profesionet tuaja të ardhshme.
Është një ditë e veçantë për mua të jem në Gjenevë, këtu në mesin e studentëve dhe profesorëve të dalluar.
Gati dy dekada më parë, edhe unë kam qenë një student në Zvicër.
Pata nisur studimet Master të Historisë në Cyrih, i detyruar të bëja një gjë të tillë jashtë vendit tim për shkak të ndërhyrjes brutale nga qeveria e Serbisë në atë kohe që pat mbyllur të gjitha institucionet arsimore në gjuhën shqipe në Kosovë.
Dhjetëra mijëra dhe më vonë qindra e mijëra të rinj dhe të reja kosovare janë larguar nga vendi në kërkim të punës, të edukimit dhe normalitetit.
Unë kam qenë një student aktivist në moshë të re dhe isha në shënjestër nga ana e policisë, prandaj qëndrimi im në Kosovë u bë i pamundur.
Të dashur student,
Po flasim për një shtet që është jo më shumë se dy orë fluturim nga Gjeneva.
Ne takoheshim fshehurazi nga policia sekrete serbe, e cila ishte e njohur për ndjekjen dhe vrasjen e kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve disidentë në diasporë.
Në atë kohë të vështirë, kishim vetëm një rrugë në mendje rrugën e lirisë.
Dhe u përpoqëm me një rezistencë paqësore fillimisht.
Duke lexuar Gandin apo Martin Luther King, fillimisht mendonim se ishte forca e pandalshme e demokracisë, ajo që do të jetë në gjendje për të ndaluar shtypjen.
Por, fatkeqësisht, mjetet e paqës nuk ndaluan represionin.
Serbia në atë kohë nuk ishte Britania e Madhe, dhe Millosheviqi nuk ishte sikur Kenedi.
Pra, kur përballeshim me tiraninë e tmerrshme dhe opcionet tona për lirinë u bënë më të pakta.
Normalitetin nuk e gjeja dot në Zvicër, derisa egërsia vazhdonte në Kosovë dhe Ballkan.
Vendimi për të lënë gjithçka normale në një vend të sigurt në mënyrë që të angazhohem në rezistencë të armatosur, me jetën time dhe shoqërisë në rrezik, dhe të shoh vdekjen çdo ditë nuk është dicka që unë do të doja ndonjëherë dikush ta bëj.
Kam pasur momentet e dyshimeve, sidomos kur isha dëshmitar i humbjeve të mëdha dhe hakmarrjes së madhe ndaj civilëve që forcat serbe do të ndërmerrnin pas çdo veprimi tonë kundër njësive të policisë dhe ushtrisë.
Dilema morale nuk u zhduk, në fakt ajo u përforcua.
Të dashur student dhe mësimdhënës,
Unë nuk zgjodha që biografia ime të jetë e tillë. Unë nuk e zgjodha rrugëtimin tim. Ishin rrethanat ata që diktuan se cfarë do bëja, si do të sillesha. Nuk doja të jem hero, as njëri i madh, as i rëndësishëm. Unë vetëm doja të jem i barabartë në vendin tim.
Nuk ka dyshim që në rrugëtimin tim jam përballur me shumë sfida.
Me shumë pikëpyetje. A duhet luftuar të keqen me çdo kusht? Sa e vlefshme është liria nëse çmimi është jeta e njeriut? A mund të ketë paqe pa liri për popujt dhe individët?
Këto janë pyetje që shumë liderë kanë bërë, por në Evropë sot ka shumë pak, nëse ka fare, liderë që është dashur personalisht të marrin vendimin për të rrokë armë dhe për të luftuar për liri.
Një gjë në lidhje me luftën për liri është njohja e lirisë kur ajo vjen. Fitoret jo gjithmonë janë të qarta, dhe kompromiset janë të domosdoshme për t'i dhënë fund luftërave dhe konfliktit.
Liria jonë erdhi në momentin kur trupat e NATO-s dhe UÇK-së çliruan Kosovën pas një fitorje mbi regjimin e Millosheviqit.
Unë e dija se armët më nuk do të jenë të nevojshme në Kosovë. E udhëhoqa demilitarizimin e plotë të UÇK-së brenda disa javësh.
Shumë shokë këmbëngulnin që ne të vazhdojmë të luajmë një rol ushtarak, por e dija se normaliteti nuk përbëhet nga uniforma apo armët.
Ne fituam lirinë, por po bënim vetëm hapin e parë në rrugën e gjatë drejt pavarësisë.
Menjëherë bashkëpunuam me Kombet e Bashkuara për të vendosur demokracinë në një vend të vogël që nuk kishte parë me sy demokracinë e vërtetë për një shekull të tërë, një vend që kishte përjtuar komunizmin për 50 vjet dhe regjimin e Apartedit për 10 vjet.
Unë humba zgjedhjet e para pas luftës, si dhe të dytat, dhe pranova rolin përgjegjës për të qenë një opozitë konstruktive.
Ky është një mësim i rëndësishëm që pozita e pushtetit duhet ti lihet në dorë vetëm atij të cilit populli i jep besimin me votën e tij.
Shekulli i 20 ka filluar për ne me luftë pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane të vjetër, dhe përfundoi me luftërat e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Megjithatë, në fund të luftës tonë të fundit, unë kam qenë i bindur që ne duhet të hyjmë në shekullin 21 në paqe në mënyrë që fëmijët tanë të mund të jetojnë në paqe.
Unë dua që djali im, Endriti, që ka lindur këtu në Zvicër, derisa unë po lutfoja për liri, të mos ketë nevojë të përballet me dilemat e mija.
Paqja nuk mund t'i ofrohet vetëm një grupi etnik, sikurse që liria nuk mund të jetë e gëzuar nga një popull në kurriz të të tjerëve.
Unë kam qenë dhe jam i përkushtuar që çdo kosovar, pavarësisht nga etniciteti, religjioni, gjuha, apo në fakt orientimi seksual, do të jetë e lirë përgjithmonë në republikën tonë të re, të fundit e themeluar në kontinentin evropian.
Unë e pranova propozimin paqësor nga Presidenti Atisaari, i cili më vonë fitoi Nobel për punën e tij në Kosovë, për të lejuar decentralizim të pushtetit dhe mbikëqyrje ndërkombëtare të vendit tonë, në mënyrë që të sigurojë pavarësinë dhe vendin tonë të merituar në mesin e kombeve të lira të botës.
Deshta ta shoh Kosovën si një pjesë të zgjidhjes dhe eksportuese të paqes e jo si një problem ndërkombtar.
Në të vërtetë, sonte do të udhëtoj në Vjenë, ku nesër drejtorët politikë të më shumë se 30 shteteve të botës do të takohen dhe ne presim që ata do të na jepin dritën e gjelbër zyrtarisht për përmbylljen e fazës së mbikqyrjës së pavarësisë.
Kjo nuk vjen si një dhuratë, por si dëshmi që Kosova tashmë ka ngritur të gjitha mekanizmat për mbrotjen e minoriteteve, dëshim që institucionet demokratike dhe multi-etnike të Kosovës janë pjekur për të vazhdur punën e tyre.
Unë jam krenar që kemi arritur fundin e pavarësisë së mbikëqyrur pas vetëm 5 vjet, duke dëshmuar veten të jemi energjik, shoqëri e përkushtuar të ndërtojmë institucione të shëndosha demokratike.
Dilemat që ne kemi janë të shumta.
Cili do të jetë modeli ekonomik ynë për të mbështetur rritjen e lartë të GDP në vitet e ardhshme? Si të krijojmë ekuilibër në sistem dhe ndarje pushtetesh për të siguruar respektimin e plotë të të drejtave të njeriut?
Si të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë që qytetarët tanë të dinë se shoqëria që po ndërtojmë është e bazuar në një premtim që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Gjithsesi këto dilema janë shumë më të lehta se ato të jetës dhe vdekjes, që i kam pasur 20 vjet më parë.
Mua më pëlqejnë dilemat e sotme se ato janë pyetje të krijimit të normalitetit.
Kanë të bëjnë me cështje të krijimit të mundësive për njerëzit për të shkuar në punë dhe studentëve për të studijuar.
Kështu studentët e mi të dashur,
Kurrë mos harroni se roli juaj në të ardhmen do të jetë me rëndësi kritike sepse pikërisht ju do të ngarkoheni në formate të ndryshme dhe forume të ndryshme për të mbajtur paqen, për të zhvilluar dialogun në mes të kombeve, për të siguruar se të rinjtë kudo në botë kurrë më nuk do të duhet të përballen me dilemat e jetës dhe vdekjës.
Zonja dhe zotërinj
Sot para jush e pranoj një titull prestigjioz, që më dhurohet nga vendi i cili në rininë time të hershme ma dhuroi lirinë për ti shpëtuar shtypjes dhe për të luftuar për liri.
Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, e ritheksoj para jush se lufta e ikurshme për lirinë e popullit tim tashmë është zëvendësuar me betejën për lirinë e çdo qytetarime përpjekjet për pajtim mes kombeve dhe ardhmëri për fëmijët tanë.
Sot, është kjo luftë për ti gjetur dhe theksuar arsyet që na bëjnë të jetojmë bashkërisht, në tolerancë dhe mirëqenie.
Në Evropën e ëndërrave tona.
Është një luftë, për paqe.
Unë ju përgëzoj për diplomimin tuaj dhe falënderoj stafin, studentët dhe miqtë e këtij universiteti me renome botëror që më nderojnë me këtë doktoratë nderi.
Ju faleminderit shumë dhe urimet e mia më të sinqerta për të gjithë ju.
Lajme

