Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të platformës së zhvillimit ekonomik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe sektorit privat i konsideron prioritete strategjike

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 28 qershor 2012

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së  Qendrës Inovative të Kosovës, organizuar nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë

Në vazhdim, po japim të plotë fjalën e Kryeministrit Thaçi, mbajtur në këtë eveniment

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe Zotërinj,


Kam kënaqësinë që sot jam këtu në ceremoninë e hapjes së Qendrës Inovative të Kosovës. Kjo qendër inovative ka për qëllim të përkrah ndërmarrësinë,  inovacionet dhe zhvillimin e bizneseve përmes teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Inovacioni nënkupton përfshirjen e koncepteve dhe ideve të reja me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe produkteve. Si i tillë inovacioni është pjesë e kapitalit njerëzor dhe një ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik të një vendi.
Ai është një ndër imputet për zhvillim të qëndrueshëm dhe të shpejtë ekonomik.

Kur flas për qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik kam parasysh që një qeveri mund të ngrisë gjendjen materiale të qytetarëve vetëm nëse angazhohet edhe në përmirësimin e gjendjes së arsimit, përkrahjen e inovacioneve dhe ndërlidhjen e tyre me tregun e punës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të platformës së zhvillimit ekonomik e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe sektorit privat si dy prioritete strategjike kësaj.

Prandaj themelimi i  Qendrës Inovative të Kosovës është në përputhje me prioritete e Qeverisë dhe do ta ketë përkrahjen e plotë.

Kjo qendër e inovacionit duke ofruar shërbime të monitorimit, këshillimit dhe  trajnimit në fushën e ndërmarrësisë dhe të menaxhimit, do të ndihmojë ndërmarrësit e rinj në zhvillimin e aftësive afariste që kërkohen në sektorin privat.

Në këtë mënyrë Qendra Inovative e Kosovës do të ndihmojë në përshtatjen e shkathtësive afariste dhe të tregut të punës. Po ashtu, do të ndihmojë në zhvillimin e produkteve, proceseve të reja dhe aftësive konkurruese. Përmes kësaj do të ndihmojë në zhvillimin  e ndërmarrjeve të qëndrueshme të porsaformuara dhe atyre ekzistuese.  Kjo qendër do të ndihmojë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës, për çka jemi mirënjohës shtetit norvegjez. 

Duke qenë i bindur se të gjithë e kuptojmë rëndësinë e inovacionit për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, ju ftoj të gjithëve që të punojmë së bashku, duke dhënë secili kontributin e vet në zhvillimin dhe forcimin e inovacionit me këtë edhe të kapitalit njerëzor në Republikën e Kosovës.

Kontributin në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe përmes kësaj të zhvillimit ekonomik suksese në zhvillimin e kësaj iniciative, Qendrës Inovative të Kosovës

Ju faleminderit
 

Prapa