Kryeministri Thaçi: Kosova po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbëra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
shkarko me rezolucion më të madh
Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e vënies së gurëthemelit të Hidrocentralit të Belajës në komunën e Deçanit
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe Zotërinj,
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tju uroj mirëseardhje në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Hidrocentralit të Belajës.
Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, për qytetarët e saj, dhe për zhvillimin e vendit tonë. Sot ne po vëjmë gurthemelin e ndërtimit të hidrocentralit të Belajës, me një kapacitet fillestar prej njëzet megavatësh, që ka vlerën e investimeve prej 50 milionë euro për fazën e parë.
Ky projekt, ky investim pritet të rritet në fazat e mëvonshme, duke zgjeruar kapacitetet gjeneruese të energjisë deri në 100 megavat, që nënkupton vlerën e investimeve prej 200 milionë eurove.
Gjatë vitit të kalaur Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe ka prezantuar platformën reformatore ku sektori privat është identifikuar si motor i zhvillimit ekonomik.
Ky investim i huaj, i investitorëve nga Austria, dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të autoriteteve tjera lokale, për fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.
Ky investim dëshmon progresin e institucioneve në përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore, si bazë për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat.
Kosova tani po fillon të ndërtojë kapacitetet e saja gjeneruese të pastra, të gjelbëra, të cilat nuk e dëmtojnë mjedisin.
Kosova si shtet i ri është shtet i mundësive të mëdha, në veçanti në sektorin e energjisë, prandaj unë dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimeve të huaja në sektorin e energjisë për të vazhduar edhe më tutje.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe autoritete lokale do të bëjnë çmos që të gjitha kapacitetet të vihen në lëvizje.
Prandaj edhe njëherë, duke iu uruar sukseset më të mira, urime të gjithëve.
Faleminderit !
Në vazhdim, kryeministri Hashim Thaçi është përgjigjur në interesimin e medias austriake lidhur me krijimin e kushteve për investime ndërkombëtare në Kosovë:
Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për shtetin e Kosovës, me investimin austriak. Austria ka qenë një nga shtetet e para që ka përkrah lirinë dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, që nga ish-ministri i jashtëm Morg e deri më sot.
Ju e dini që edhe vetë negociatat për pavarësinë e Kosovës janë zhvilluar në Vjenë, prandaj edhe vetë qytetarët e Kosovës janë emocionalisht të lidhur me Austrinë.
Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha, shtet i mundësive për energji, miniera, për agrikulturë, qendër skijimi prej më atraktive në rajon në Brezovicë.
Dua të besoj se ky është vetëm fillimi i investimit të Austrisë në Republikën e Kosovës dhe të gjithë investitorët janë të mirëseardhur.
Kosova është vend i ri, stabil dhe i sigurt për investime. Mirësevijnë të gjithë austriakët.
Vetë ardhja e investitorëve në Kosovë do të thotë se imazhi i Kosovës po zhvillohet, po kultivohet. Sot në Kosovë ka investitorë nga SHBA-ja, nga të gjithë shtete e BE-së, nga vendet e rajonit, edhe nga India dhe Kina.
Prandaj, ne po fillojmë reforma të mëdha, reforma që do të japin rezultate konkrete, dhe shembulli më i mirë është ky këtu.
Lajme

