Kryeministri Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil
shkarko me rezolucion më të madh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi uron të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.
Në telegramin e urimit thuhet:
Të nderuar shërbyes civilë të Republikës së Kosovës,
Me rastin e 23 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, ndihem i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, tju përcjell urimet më të mira në këtë ditë të shënuar për administratën tonë publike.
Në këtë ditë të shënuar, dua të vlerësoj lartë kontributin dhe përkushtimin tuaj për funksionimin e një administrate publike të besueshme, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Qeveria e Republikës së Kosovës është thellësisht e përkushtuar për të ndërtuar një administratë publike të avancuar, profesionale, efikase dhe transparente. Në këtë drejtim, një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë është procesi i reformës së administratës publike, proces në të cilin është bërë progres i rëndësishëm, që do të vazhdojë edhe më tej.
Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, dua të shpreh vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit, duke përfshirë ndërtimin e një administrate evropiane publike, me të cilën do të krenohen qytetarët dhe institucionet e vendit.
Urime!
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Lajme

