Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Informacion mbi Komisionin për gjuhë

Informacion mbi Komisionin për gjuhë – adresa e përkohshme për ankesa për shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Me 4 prill te vitit 2012 hyri në fuqi Rregullorja e Qeverisë nr.07/2012 për Zyrën e Komisionarit për gjuhë. Si rezultat:

- Komisioni për gjuhë ka ndërpre punën.

- Ai do të zëvendësohet me një zyre te re te Komisionarit për gjuhët, mandati i të cilit është i rregulluar me Rregulloren nr. 07/2012.

Ku duhet adresuar ankesat në lidhje me zbatimin e përdorimit të gjuhës, deri sa  Zyra e Komisionarit nuk formohet:

Në rast se ju doni të parashtroni një ankesë në lidhje me shkeljet e pretenduara  të drejtave të juaja te gjuhës sipas Ligjit për gjuhën(http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2006_02-L37_sr.pdf), ju lutem dërgoni:

- Shërbimit të arkivit në Zyrën e Kryeministrit, në adresë: ndërtesa e Qeverisë, Bulevardi Nënë Terezë, Kati I, Zyra nr.108

- Mbani një kopje të ankesës suaj

- Zyra e Kryeministrit / Zyra për çështje të komuniteteve do të bënë regjistrimin dhe ruajtjen e ankesës suaj.

- Kur të themelohet, Zyra e Komisionarit për gjuhët, atëherë do të shqyrtojë dhe përpunojë ankesën tuaj, në përputhje me Rregulloren e Qeverisë nr. 07/2012.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

10.05.2012 19:24
Prapa

KOSOVO IN UNESCO