Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

 

korrik 2012
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Në rast se Serbia hyn edhe një herë në luftë, krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit” - thekson Kryeministri Thaçi

24.07.2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të Presidentit serb, Tomisllav Nikolic, i cili ka thënë se nuk e përjashton luftën për t`a rikthyer Kosovën nën Serbi. Kryeministri Thaçi ka thënë se ai do të jetë në krye të betejës në rast se Nikolic pretendon të hyjë në luftë me Kosovën. “Unë sot i përgjigjem përsëri se në rrethanat çfarë ai pretendon përsëri unë do të jem në ballë të betejës për t`u larguar Nikolic humbës dhe i turpëruar nga çfarëdo aventurë e re e tij në raport me Kosovën”, ka thënë z.Thaçi, në një konferencë të mbajtur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”më shumë

Duhet të ndodh implementimi i marrëveshjeve, të arritura në Bruksel dhe pastaj të shikohen mundësitë e vazhdimit të dialogut - ka thënë kryeministri Thaçi pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon

24.07.2012

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendësministrat Behgjet Pacolli, Hajredin Kuçi , Sllobodan Petroviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka pasur sot një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.më shumë

U mbajtë takimi i radhës i Komisionit Qeveritarë per Persona të Zhdukur

24.07.2012

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), Prenkë Gjetaj, sot është mbajt takimi i rregullt i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Në këtë takim, krahas anëtarëve të Komisionit të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave vendore, e ndërkombëtare të përfshira në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998 –’99. më shumë

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dërguar telegram ngushëllimi zëvendëspresidentit të Republikës së Ganës SH.T.Z. John Dramani Mahama, me rastin e vdekjes së Presidentit të Republikës së Ganës, z.John Atta Mills

24.07.2012

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dërguar telegram ngushëllimi zëvendëspresidentit të Republikës së Ganës SH.T.Z. John Dramani Mahama, me rastin e vdekjes së Presidentit të Republikës së Ganës, z.John Atta Millsmë shumë

previous

1-4 Nga 4

next