Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

maj 2013
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

Kryeministri Thaçi ngushëllon Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman

21.05.2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.më shumë

Familjarët e personave të zhdukur kërkojnë rishikim të mekanizmave dialogues për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur

21.05.2013

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ishte nikoqir i takimit, të familjarëve të personave të zhdukur me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin Special të BE-së, z. Samuel Žbogar, të mbajtur dje më 21 maj 2013. Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e EULEX-it, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Ambasadës së Zvicrës. më shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle

20.05.2013

Jam optimist dhe me shpresë se nesër do të arrihet edhe marrëveshja për implementim dhe do të shohim hapat konkret të ndryshimit të gjendjes edhe në terren, natyrisht hap pas hapi, në mënyrë graduale, me vullnetin e institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve në veri, në mënyrë që të jetojmë një jetë të re, të përbashkët. Natyrisht se do të kemi sfida dhe vështirësi, por këto sfida dhe vështirësi nuk janë vetëm të veriut, por janë sfida të gjithë Kosovës. Unë jam optimist se gjërat do t’i tejkalojmë bashkërisht – theksoi Kryeministri Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar në Prishtinë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle më shumë

Në Bruksel u zhvilluan bisedime teknike për telekom dhe energji

18.05.2013

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e dialogut teknik, qëndroi dje në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e rradhës së dialogut teknik me Serbinë për çështjet e telekomit dhe energjisë. më shumë

previous

1-4 Nga 2329

next