Aktivitete 2006-2007
Ndër aktivitetet e viteve 2006-2007 të ZKP-së, vlen të përmenden edhe ato në grupet punuese dhe pjesëmarrjet në konferenca, si në: Grupin për Shpërndarjen e Informatave për Komunitetet (GSHKIK) - (MKK);
Nëngrupin e parë punues për zhvillimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike ku hyjnë: burimet njerëzore, struktura institucionale, menaxhimi i administratës publike dhe çështjet e informimit dhe komunikimit;
Grupin koordinues për marrëdhënie me publikun ndërmjet Qeverisë, Presidencës, Kuvendit, UNMIK-ut, KFOR-it, SHPK-së dhe TMK-së; Konferencës për përcaktimin e strategjive për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në Kosovë; Konferencën dyditore të Këshillit të Evropës, OSBE-se dhe ZKM-së lidhur me vlerësimin e realizimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe punëtorinë e marrëdhënieve ndërmjet këshilltarëve politikë dhe personelit civil dhe kursin e trajnimit në fushën e komunikimit efektiv ne çështjet e teorive të komunikimit në relacionet e menaxhimit cilësor, modeli evropian, organizuar nga Agjencia për Integrime Evropiane.

