Rruga përpara
Nevoja e komunikimit të mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme, prandaj hapi i parë do të ishte pranimi i plotë i tij dhe sigurimi që komunikimi të vendoset në qendër të organizatave përkatëse dhe bërjes së politikave.
ZKP në bashkëpunim me PAI-n është angazhuar që të bëjë hartimin e kalendarëve të ngjarjeve, përfshirë edhe ngjarjet e jashtme, ashtu që të kemi një ide të vështirësive të mundshme, krijimi i një sistemi informativ/brifing që mbulon të gjitha fushat kryesore të politikave, që ofron mundësinë e veprimit të shpejtë, kur krizat kanë ndikim në një numër të ministrive, të sigurojmë informatat që qarkullojnë në media dhe publik, për të përkrahur njëri tjetrin dhe krijimin e bazës së të dhënave për zyrtarët e lartë kryesorë operacionalë dhe të politikave në Kosovë, në komuna dhe linja të drejtpërdrejta komunikimi me ta, për të siguruar mundësinë e kontaktit në raste urgjente.
Një komunikim i mirë nuk do të funksionojë pa përkrahjen e titullarëve, sepse është e qartë, në nivel politik, mund të arrihen përfitime nga një organ profesional për prezantimin e vazhdueshëm dhe efektiv të politikave.
Kurdo që është e mundshme duhet marrë përkrahje financiare dhe profesionale nga vendet donatore për ngritjen e kapaciteteve në këtë fushë. Kjo do të mund të vinte nga donatorët ekzistues si DFID nga BM, AER-i, USAID ose UNDP, të cilët i njohin nevojat e komunikimit në Kosovë ose nga ndonjë vend paralel.
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe nevojës së standardizimit të zyrave për informim, në nëntor të vitit 2006, ZIP në bashkëpunim me konsultantin e DFID/PAI, z. Barry Sutlieff, ka përgatitur një dokument profesional për sistemin e menaxhimit dhe ndryshimin e termave të referencës për zyrat për informim publik në Qeverinë e Kosovës, i cili është miratuar në fillim të vitit 2007 dhe ka filluar hartimi i rregullores nga grupi punues, e që pastaj do të dërgohet për aprovim në Qeveri.
Si qëllim parësor është ngritja e efikasitetit dhe rregullimi institucional i veprimtarisë së informimit publik për periudhën vijuese, e cila, sipas pritjeve, do të shënojë një rritje të kapaciteteve dhe do të kërkojë fokusim të përshtatur dhe të qartësuar kohor.

