Fitim Krasniqi
Sekretar i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civilë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit i cili i raporton drejtpërdrejtë Kryeministrit.
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit:
siguron këshilla të politikave për Kryeministrin;
siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;
siguron që masat zbatuese të Zyrës së Kryeministrit të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave;
menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;
menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;
menaxhon rrjedhën e informacionit në ministri;
bashkëpunon dhe koordinon me sekretarët e ministrive tjera në bazë të rregullt;
koordinon raportin e Zyrës së Kryeministrit me organet e saj vartëse administrative.
Veprimtaria e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrisë zhvillohet në bazë të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës Rregullores së punës të Qeverisë së Kosovës 09/2011, Rregullores Nr. 02/2011 e plotësuar dhe ndryshuar me Rregulloren 07/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Rregullores nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, siguron që të gjitha veprimtaritë e Qeverisë të ushtrohen në pajtim të plotë me Rregulloren e Punës së Qeverisë.
Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;
Sekretari i Përgjithshëm po ashtu është përgjegjës për:
Pranimi në Zyrën e Kryeministrit të bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.
Sigurimin e rekrutimit, organizimit, gradimit dhe menaxhimit të nëpunësve civilë të Zyrës së Kryeministrit në bazë të parimit të meritës; që do të thotë emërim i personit më të mirë për një pozitë në administratën publike si dhe njohje e rezultateve të nëpunësve civilë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit drejtpërdrejtë mbikëqyrë dhe administron:
Sekretariatin Koordinuese të Qeverisë;
Zyrën për Ndihmë dhe Shërbime Juridike;
Zyrën për Planifikim Strategjik;
Zyrën për Qeverisje të Mirë;
Zyrën për Komunikim Publik;
Zyrën për Menaxhim dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Kosovës;
Zyrën Administrative;
Zyrën për Buxhet dhe Financa;
Zyrën e Prokurimit Publik, si dhe
Pozicionet përkatëse që i përgjigjen direkt Sekretarit të Përgjithshëm
Njësia e Auditimit të Brendshëm
Koordinatorin për Integrim Evropian
Zyrtari i Lartë Certifikues
Arkivin e ZKM-së
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Agjencive përkatëse të Zyrës së Kryeministrit:
Agjencisë për Barazi Gjinore;
Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë;
Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe
Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, po ashtu ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Zyrave në varësi të Kabinetit të Kryeministrit.
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit
Për mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit funksionon Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm e cila udhëhiqet nga Shefi i Zyrës.
Numrat e kontaktit në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm janë:
Tel: + 381 38 201 14 076;
Tel: + 381 38 201 14 635
Fax : +381 38 200 14 671
Sekretar i...

