Ballina BreadCrumbTrailer Dokumentet Strategjike

Dokumentet Strategjike

Të gjitha dokumentet strategjike të publikuara ne web faqe janë të miratuara nga Qeveria e Kosovës. Kriteret dhe metodologjia e përpilimit të dokumenteve strategjike janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 02/2012 për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre.

Doracaku për Përgatitjen e Strategjive Sektoriale shërben si mjet për të ndihmuar në hartimin e dokumenteve strategjike sektoriale.

Zyra për Planifikim Strategjik kujdeset që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga Qeveria të jenë në pajtim me prioritetet e përgjithshme të Qeverisë përfshirë edhe obligimet që dalin procesi i integrimit evropian dhe obligimet tjera ndërkombëtare si dhe siguron konsistencën mes tyre.

Zyra për Planifikim Strategjik sipas Udhëzimit Administrativ 02/2012 shqyrton propozimet për hartimin e dokumenteve strategjike dhe përgatitë Planin Vjetor të Dokumenteve Strategjik për vitin 2016, i cili miratohet nga ana e Qeverisë së Kosovës si pjesë e Planit të Punës së Qeverisë.

Ndërsa, në kuadër të ndërtimit të sistemit të planifikimit të integruar, Qeveria e Republikës së Kosovës më 03.06.2015, ka miratuar Strategjinë  për përmirësimin e planifikimit dhe koordinimit të politikave në Kosovë (Sistemi i Planifikimit të Integruar) 2017-2021.

Në vijim mund të gjeni listën e dokumenteve të përgjithshme strategjike si dhe strategjitë e ndara sipas institucioneve:


Dokumente Strategjike Sektoriale / Institucionale


Agjenda ditore

14 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDI: Hotel Amazona
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.

VENDI: Hotel Swiss Diamond
KOHA: 14:00

3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

VENDI: Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë
KOHA: 16:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO