Zyra për planifikim strategjik
MANDATI DHE PËRGJEGJËSITË
Zyra për Planifikim Strategjik (ZPS) funksionon si zyrë e veçantë në Zyrën e Kryeministrit me qëllim të identifikimit, shqyrtimit dhe avancimit të planifikimit strategjik në nivel të Qeverisë. ZPS-ja, këshillon Kabinetin e Kryeministrit dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës lidhur me prioritetet strategjike të Qeverisë, dhe po ashtu, ka mandatin dhe përgjegjësitë në vazhdim:
Këshillon Kryeministrin dhe Qeverinë për identifikimin dhe shqyrtimin e prioriteteve strategjike;
Kujdeset që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga Qeveria të jenë në pajtim me prioritetet e përgjithshme të Qeverisë, përfshirë edhe obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe obligimet tjera ndërkombëtare si dhe siguron konsistencën mes tyre;
Përfaqëson Zyrën e Kryeministrit në proceset kryesore planifikuese të Qeverisë, dhe në veçanti siguron që prioritetet qeveritare të pasqyrohen në dokumente operacionale vjetore dhe afatshkurtra si dhe në planifikimin buxhetor të Qeverisë;
Këshillon Kryeministrin lidhur me rekomandimet që vijnë si pjesë e koncept dokumenteve të cilat dorëzohen për shqyrtim në Mbledhjen e Qeverisë dhe që ndërlidhen drejtpërdrejtë me prioritetet qeveritare;
Jep kontribut për Planin dhe Raportin Vjetor të Qeverisë nga pikëpamja strategjike;
Kryen (ose autorizon ndonjë palë tjetër për kryerjen) e analizave të politikave për probleme ndër-sektoriale të cilat janë njëkohësisht prioritete qeveritare;
Ndihmon ministritë në themelimin dhe funksionalizimin e strukturave dhe mekanizmave për koordinimin e politikave si dhe u ofron atyre përkrahje në kryerjen e funksioneve të tyre;
Sipas kërkesës së Kryeministrit të jep këshilla ad hoc mbi çështje strategjike të politikave qeveritare;
PERSONELI
Aktualisht Zyra për Planifikim Strategjik përbëhet nga një personal prej 5 zyrtarësh. Personeli i Zyrës për Planifikim Strategjik ka përgatitje pasuniversitare dhe përvojë të theksuar pune brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore.
Ruzhdi Halili
Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik:
E-mail: ruzhdi.halili@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 021
Adnan Ahmeti
Zyrtar i Lartë për Planifikim Strategjik
E-mail: adnan.ahmeti@ks-gov.net
Tel: 038 200 14 108
Qemajl Marmullakaj
Zyrtar i Lartë për Planifikim të Politikave
E-mail: qemajl.marmullakaj@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 830
Albulena Grajqevci
Zyrtar i Lartë për Planifikim të Politikave
E-mail: albulena.grajqevci@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 673

