www.kryeministri-ks.net/tfu
Task Forca e Ujërave është një komision i Ministrive relevante të Qeverisë së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, e cila do të jetë përgjegjëse për përmirësimin e situatës në sektorin e ujërave përmes zhvillimit të politikave sektoriale dhe planeve të veprimit të bazuara në praktika të mira.
TFU-ja do të shërbejë si forum për grumbullimin dhe vlerësimin e përvojave pozitive në sektorin e ujërave, por edhe pengesat në zbatim, komunikim dhe bashkëpunim. Për më tepër, do të sigurojë një platformë për zhvillimin e politikave për reformimin e sektorit të ujërave duke konsideruar perspektivat e ndryshme, nga shfrytëzuesit e ujërave deri tek ofruesit e shërbimeve. TFU-ja po ashtu do të zhvillojë dhe miratojë politikat e duhura për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave dhe investimeve në sektorin e ujërave.
TFU-ja përbëhet nga shtatë anëtar të përhershëm (pesë nga të cilët kanë drejtë vote):
-Zëvendës Kryeministri (Kryesues);
-Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (për resurse ujore);
-Ministri i Zhvillimit Ekonomik (për ndërmarrjet ujore dhe financa);
-Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (për pushtetin lokal);
-Ministri i Punëve të Jashtme (për ujërat ndërkufitare);
-Dy përfaqësuar të nominuar nga komuniteti i donatorëve (pa të drejtë vote) (Njëri nga ta Zyra Zvicerane për Bashkëpunim i caktuar si udhëheqës i sektorit të ujërave në mesin e donatorëve, si dhe një nga donatorët aktiv në sektorin e ujërave, me përfaqësim rotativ)
-Koordinator i Task Forcës së Ujërave është ...
Për më tepër, Ministritë në vijim do të kontribuojnë në raste tematike që përkojnë me çështje që ndërlidhen me administrimin e ujërave: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
TFU-ja do të shqyrtojë, ndryshojë (nëse duhet) dhe aprovojë politikat dhe reformat të cilat rekomandohen nga Këshilltarët e TFU-së:
- Baton Begolli, Këshilltar për Politika Ujore
- Afrim Lajçi, Këshilltar për Sherbime Ujore, dhe
- Një varg të konsulentëve afat-shkurtë vendor dhe ndërkombëtar
Të gjitha aktivitetet e Këshilltarëve të TFU-së do të përkrahen nga stafi civil dhe politik pranë institucioneve përfituese dhe stafi i institucioneve tjera relevante (p.sh. kompanitë e ujësjellësve rajonal, Zyra Rregullatore për Ujëra dhe Mbeturina, donatorët, komunat, etj.). Gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e ujërave do të marrin përgjegjësinë për implementimin e politikave të aprovuara nga TFU.
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Parë i Task Forcës së Ujërave
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Dytë i Task Forcës së Ujërave
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Tretë i Task Forcës së Ujërave (TFU)
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Katërt i Task Forcës së Ujërave (TFU)
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Pestë i Task Forcës së Ujërave (TFU)
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Gjashtë i Task Forcës së Ujërave (TFU)
- Shënimet dhe Vendimet nga Takimi i Shtatë i Task Forcës së Ujërave (TFU)

