Agjencia për Barazi Gjinore
Agjencia për Barazi Gjinore është themeluar si Zyrë për Barazi Gjinore me Rregulloren nr. 2004/2 (18) mbi shpalljen e Ligjit për Barazi Gjinore. Më 1 shkurt, 2005, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendimi për formimin e Zyrës për Barazi Gjinore.
Ndërsa, më 10 maj, 2005, është aprovuar Rregullorja nr. 2005/2 mbi themelimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës për Barazi Gjinore, me vendimin nr. 3/146. Kjo Rregullore është aprovuar në përputhje me Nenin 5.1 të Rregullores së UNMIK ut nr. 2004/18 të datës 7 qershor 2004, mbi shpalljen e Ligjit për Barazi Gjinore në Kosovë. Më 1 shtator, 2006, me vendim të Qeverisë, Zyra për Barazi Gjinore është transformuar në Agjenci për Barazi Gjinore.
Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) ka mandat të promovojë vlerat dhe mundësitë e barabarta, pa marrë parasysh përkatësinë gjinore. Agjencia shfrytëzon shërbimet administrative të saj dhe funksionon në pajtim me dispozitat pozitive për shërbimin civil të Kosovës (Rregullorja e UNMIK-ut, nr. 2001/36, 1.3).
ABGJ-ja vepron përmes tri drejtorive:
- Drejtoria për legjislacion;
- Drejtoria për bashkëpunim
- Drejtoria për monitorim dhe raportim.
Tel: 038 201 14 853

